Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Foto: vazdvijenie.bg

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi të festohej në Evropën Perëndimore në kohën e Papa Gregorit XI.

Në historinë moderne të kishës bullgare, Hyrja e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull u vendos në vitin 1929 me vendim të Sinodit të Shenjtë, si Dita e Familjes dhe Rinisë së Krishterë. E konsideruar si festë për të gjithë që studionin, në këtë ditë nuk bëhej mësim dhe fillonte Liturgjia e Shenjtë, në të cilën ishin pjesë prindër dhe fëmijë. Megjithatë, gjatë sistemit socialist ateist, kjo traditë familjare u zhyt në harresë dhe në ditët e sotme shpesh nuk ka përmbajtje shpirtërore.

Ne flasim për sfidat në botën moderne dhe rrugën drejt një familjeje të lumtur të krishterë me At Sergej Pavllov, mbrojtësin e kishës "Fjetja e Shën Mërisë" në lagjen Mallashevci të kryeqytetit. Sipas At Sergej, në ditët e sotme familja nuk ka një vlerë të veçantë për një pjesë të madhe të të rinjve, të cilët kërkojnë më shumë të drejta dhe liri se sa detyra dhe përgjegjësi në familje. Kjo është arsyeja pse është e vështirë të krijosh një familje që mund të mbijetojë në kushte të tilla.
At Sergej Pavllov
"Shumë njerëz imagjinojnë se familja është si ajo që shohim në marrëdhëniet romantike në filmat e Hollivudit," vëren At Sergej. - Ata nuk kanë përgatitje për atë që do të përballen më vonë. Askush nuk na mësoi si të jetojmë si familje, këtë e shohim nga vetë familjet tona. Prandaj, duke krijuar një familje dhe duke parë që nuk është ajo që prisnim, kërkojmë të shpëtojmë nga vështirësitë në të. Një familje e krishterë është diçka ndryshe dhe ka vlera të ndryshme nga ato laiket. Nëse në shoqërinë laike aspirata e njeriut është të shmangë të dhimbshmen dhe të vështirën dhe të ecë në rrugën e gjerë, në krishterim aspirata është pikërisht e kundërta - njeriu vazhdon rrugën e ngushtë.

Në familjen e krishterë, virtytet kryesore janë përulësia, durimi, bindja. Një familje e tillë do të ishte shumë e shëndetshme, vë në dukje At Sergej dhe shton se dallimi mes të krishterit dhe laikut është edhe në qëllimet e përbashkëta. Në një familje të zakonshme, më shumë vëmendje i kushtohet stabilitetit financiar dhe mbështetjes në problemet e jetës, të krijohen pasardhës. Në familjen e krishterë, megjithatë, këto prioritete janë dytësore dhe shpëtimi është më i rëndësishmi. Nga aty vjen edhe krahasimi si “kishë e vogël” i dhënë nga Shën Pali Apostulli. Në këtë 'kishë të vogël' ka bindje reciproke, përulësi, butësi, durim" dhe bashkëshortët janë të përkushtuar mbi të gjitha të ndihmojnë njëri-tjetrin.

“Kjo është pikërisht e kundërta e asaj që njerëzit në familjen laike presin shpesh dhe lufta nuk është aq për pushtet, por më së shumti në kërkimin për të qenë Zot në radhë të parë – thekson At Sergej. - Ta ndjekim Atë së bashku në Mbretërinë e Qiellit, duke ndihmuar njëri-tjetrin”. Kështu që të dy rriten si individë, duke përdorur atë që Perëndia u ka dhënë për t'u shërbyer të tjerëve nëpërmjet Perëndisë. Dhe ky është kuptimi i familjes së krishterë – qe më i forti të ndihmojë më të dobëtit për t’u përballur me vështirësitë dhe për ta ndihmuar atë të lartësohet shpirtërisht, shpjegon prifti:

“Njëri nga bashkëshortët që është më shpirtëror ta ndihmojë tjetrin me lutjen e tij, me shembullin e tij. Kur është e nevojshme, nëpërmjet këshillave dhe kështu së bashku, duke e forcuar njëri-tjetrin me të vërtetë si një kishë e vogël. Për ta bërë familjen një oaz të jetës shpirtërore në këtë shkretëtirë të kësaj bote që po shohim aktualisht. Gratë fillimisht i drejtohen Zotit më lehtë. Ndoshta sepse janë nëna, kanë zemra më të mëdha, janë më të ndjeshme dhe nuk kanë nevojë për aq shumë argumente për ta ndjerë Zotin dhe për ta ndjekur, ndërsa meshkujt kanë nevojë për më shumë logjikë, më shumë prova. Është më e vështirë që besimi të arrijë në zemrat e tyre, por në raste të tilla, siç tha Shën Pjetër Apostulli, gruaja le t'i tregojë burrit me shembullin e saj se çfarë do të thotë në të vërtetë besimi, në mënyrë që ai pa u nxitur dhe pa pasur nevojë për t’u bindur të kthehet për shpëtim dhe te Zoti.”

Pikërisht me pastërtinë e besimit dhe kthimin e shqisave drejt Zotit, familja e krishterë ruan bekimin e "Martesës" në botën moderne. Në këtë familje të gjithë janë një trup dhe kur njëri sëmuret, të tjerët vuajnë, tregon At Sergej. Dhe kur njëri prej anëtarëve shërohet gjithnjë e më shumë dhe të tjerët forcohen dhe ndryshojnë pozitivisht. Në këtë kuptim, At Sergej kujton fjalët e Shën Serafim Sarovskit - "Fitoni një frymë paqësore dhe më pas do të shpëtohen mijëra rreth jush, përfshirë ata që janë më të afërt me familjen". Dhe në jetën e krishterë gjejmë gjithashtu dëshmi të këtyre fjalëve. Ose për shkak se njëri prej bashkëshortëve, ose edhe njëri prej fëmijëve forcon dhe pasuron lidhjen me Zotin, ne shohim se si ndryshojnë të gjithë anëtarët e familjes, vëren në përfundim At Sergej.

Foto: Kisha "Fjetja e Shën Mërisë" - Mallashevci, vazdvijenie.bg, symvol.org, BGNES
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD