Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar Войс АкАдеми) – një shkollë private për trajnimin gjithëpërfshirës të talenteve të rinj – dhe vazhdon atje, ku ajo punon me profesionistë fillimisht si mësues të saj dhe tani si kolegë të saj, sepse tani ajo vetë jep mësime atje.
Mësimet verore të shkollës muzikore u bënë arsyeja e shfaqjes së këngës së saj "Një dozë realiteti", për të cilën Anabel e shkroi tekstin, ndërsa muzikën e krijoi bashkë me këngëtaren dhe mësuese Petja Dankova. Vasill Vutev e dëgjoi këngën dhe i pëlqeu aq shumë sa i ofroi të bëjë aranzhimin.
Në këngën “Një dozë realiteti” gjejmë zhanre si Neo-soul, RnB, Pop etj. Anabel pranon se kënga është shumë personale për të. Për frymëzimin dhe idenë ajo thotë:
“Në të flitet për përvojat e mia personale, se si është shumë e lehtë të humbasësh në një botë joreale që ndoshta disi të shpëton nga gjithçka që po ndodh rreth teje. Kjo botë mund të jetë e mrekullueshme, por siç e dimë - ndonjëherë na duhet një dozë realiteti."
“Një dozë realiteti” është kënga e parë e realizuar nga Anabel, por ajo krijon muzikë që në moshën 14-vjeçare, prandaj ka shumë ide muzikore dhe tashmë po shikon drejt projekteve të radhës.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ Ana SotirovaDy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të..
Fillimi i vitit 2025 është më se i frytshëm për këngëtaren Desi Dobreva – krahas udhëtimeve nëpër botë, ajo arriti të incizojë një këngë të dytë. Pas..