Gjithsej 59 persona humbën jetën dhe 155 u plagosën nga zjarri gjatë një koncerti të grupit të njohur “DNA” që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Pulsi” në qytetin e Koçanit, që ndodhet në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut, 65 km nga kufiri me Bullgarinë.
Një pjesë e të plagosurve tashmë janë transportuar për mjekim në Bullgari, Greqi, Turqi dhe Serbi. Ata u transportuan në Bullgari me aeroplanin ushtarak “Spartan” dhe spitalet në Sofje, Plovdiv dhe Varna po pranojnë shtetas të RSM që kanë nevojë për trajtim. Vendi ynë është gati të pranojë më shumë viktima.
Qeveria e fqinjit tonë jugperëndimor ka shpallur shtatë ditë zie në të gjithë vendin.
Gjatë gjithë ditës të dielën, krerët e shteteve dhe liderët e Bashkimit Evropian u shprehnin ngushëllimet e tyre familjeve të viktimave dhe popullit të Maqedonisë së Veriut.
Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa shkroi në “X”: “Zemra ime është thyer nga humbja e kaq shumë të rinjve në zjarrin e tmerrshëm në Koçan”, dhe shtoi se Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Maqedoninë e Veriut në këtë moment të trishtuar.
“Evropa mban zi me ju në këtë ditë tragjike”, shkroi Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metzola në rrjetet sociale, ndërsa Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaia Kallas, theksoi se BE ndan trishtimin dhe dhimbjen e popullit të Maqedonisë së Veriut.
Edhe institucionet shtetërore bullgare siguruan se vendi ynë ndan dhimbjen e Maqedonisë së Veriut pas zjarrit në Koçan dhe ofruan ndihmën e tij.
Në bisedë me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kreu i Shtetit bullgar, Rumen Radev, shprehu ngushëllime për familjet që humbën më të dashurit e tyre.
“Bullgaria ofroi ndihmën e saj në formën e trajtimit për viktimat e zjarrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, njoftoi në Facebook Kryeministri Rosen Zheljazkov, i cili gjithashtu urdhëroi gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmë mjekësore në objektet tona klinike.
Edhe vendet e tjera në rajon kanë shprehur simpati dhe kanë ofruar ndihmë për Maqedoninë e Veriut.
Foto: BGNES, BTA
Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila filloi të fryhej seriozisht që në periudhën e pandemisë, por pritshmëritë për shpërthimin e saj nuk u..
Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në zhvillimin demografik dhe shpërndarjen territoriale të bashkatdhetarëve tanë në këto troje - kjo..
“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..