Me 118 vota "pro", Asambleja Kombëtare zgjodhi kandidatin e GERB-SDS Simeon Djankov si Kryetar të Këshillit Fiskal. Anëtarë të këshillit u zgjodhën Desisllava Kallçeva - GERB-SDS, Atanas Atanasov - ITN, Bogomill Manov - BSP-E Majta e Bashkuar, Erdoan Ahmedov - DPS-DPS, Ljubomir Dacov - GERB-SDS.
Kush është Simeon Djankov? Në vitin 1995 ka magjistruar në shkencat ekonomike në Universitetin e Miçiganit dhe në vitin 1997 i është dhënë titulli “doktor i shkencave ekonomike” nga i njëjti universitet. Ai ishte Ministër i Financave i Bullgarisë nga viti 2009 deri në vitin 2013 gjatë qeverisjes së parë të Bojko Borisovit dhe më pas u zgjodh Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Detyra kryesore e Këshillit Fiskal është t’i kryejë një monitorim dhe analizë të pavarur kuadrit buxhetor me synim ruajtjen e financave publike të qëndrueshme dhe respektimin e rregullave fiskale.Rritja vjetore e të ardhurave tejkalon rritjen e shpenzimeve në vitin 2024. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave në vitin 2024, të ardhurat mesatare vjetore totale për person në një familje arrijnë në 12,857 leva. (6573,68 euro) dhe..
Gjysma e kompanive nga Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari besojnë se tarifat mbi importet e mallrave nga BE-ja të shpallura nga presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk do të ndikojnë drejtpërdrejt në biznesin e tyre. 1/3 e punëdhënësve të..
Gjatë 10 viteve të fundit, çmimet e banesave në Sofje u trefishuan, dhe në qytetet e mëdha më shumë se dy herë. Kjo është sipas të dhënave nga një prej kompanive më të mëdha të ndërmjetësimit në tregun bullgar. "Nëse në vitin 2015 në Sofje mund të..