Bullgaria iu bashkua një nominimi shumëkombësh për anëtarësim në elementin "Traditat e Kullotave", të regjistruar në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-së. Ngjarja u shënua më 28 mars me nënshkrimin zyrtar të nominimit nga ambasadorja e Bullgarisë në Francë dhe përfaqësuese e përhershme në UNESCO, Radka Ballabanova. Përfshirja e Bullgarisë nxjerr në pah pasurinë e traditave të saj lokale në lidhje me blegtorinë e kullotave, si dhe angazhimin e vendit tonë për ruajtjen dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme të përcjella ndër breza.
Traditat e kullotave përfshijnë migrimin e tufave të kafshëve barngrënëse (dele, lopë, dhi, etj.) në kullotat e largëta për kullotje sezonale, e cila praktikohet më shpesh në zonat malore, si dhe ritualet, zanatet dhe produktet ushqimore që lidhen me kullotjen tradicionale.
Deri më tani, elementi përfshinte nëntë vende: Shqipërinë, Austrinë, Kroacinë, Francën, Greqinë, Italinë, Luksemburgun, Rumaninë dhe Spanjën. Tani kandidatura e përbashkët për zgjerimin është nga Bullgaria, Polonia, Serbia, Sllovakia, Turqia dhe Ukraina.
Foto: Ministria e BujqësisëVëlingradi fton përsëri këtë vit të gjithë adhuruesit e folklorit bullgar të vallzojnë në valle pranë burimeve të famshme minerale të qytetit. Më 12 dhe 13 korrik, sheshi qendror i Vëlingradit do të mbushet me tingujt e daulles dhe gajdes gjatë ngjarjes..
Një punëtori e veçantë artizanale për enë qeramike me stil mbretëror, të përdorura nga familjet e pasanikëve gjatë periudhës së Perandorisë së Dytë Bullgare (shek. XII – XIV), ndodhet në qytetin tonë historik Veliko Tërnovo . Atelieja është afër..
Ansambli përfaqësues i vallëzimit “Orfeu”, pranë Shtëpisë së Kulturës në qytetin bullgar Kërxhali, do të përfaqësojë qytetin e Rodopeve dhe Bullgarinë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit “I Porsalindur” që zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës,..