Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Karnavali i Gabrovos na tërheq me një program të pasur dhe provokime të shumta

Foto: gabrovo.bg

Nga 12 deri më 18 maj qyteti i Gabrovos sërish do të shndërrohet në skenë emocionesh e krijimtarie me karnavalin e vet tradicional plot ngjyra, humor e shaka. Sivjet festa e zhurmshme përkon me 165-vjetorin e themelimit të qytetit dhe me ditën zyrtare të tij më 17 maj. Organizatorët premtojnë art rrugor, ekspozita dhe argëtim për më të vegjlit, ndërsa kulmi do të jetë përsëri parakalimi karnavalesk mbresëlënës nëpër rrugët kryesore. 



Gjatë javës karnavaleske publiku do të shijojë koncerte të muzikantëve vendas e mysafirë, punëtori krijuese dhe shëtitje drejt atraksioneve të afërta. Përzgjedhja e mahnitshme e ngjarjeve kulturore do të synojë dashamirët e xhazit modern dhe artizanatit bashkëkohor, duke hedhur një urë simbolike mes karnavalit të Gabrovos dhe titullit për të cilin qytetarët e Gabrovos krenohen shumë – Qytet Krijues i Zejeve dhe Artit Popullor në rrjetin e UNESCO-s. 

Shihni më shumë në arkivin tonë: 

Përpiloi: Veneta Nikollova

Fotografi: gabrovo.bg, carnival.gabrovo.bg

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U miratua një program për mbështetjen e komuniteteve bullgare jashtë vendit për vitin 2025

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, miratoi një program për mbështetjen e komuniteteve, organizatave dhe mediave bullgare jashtë vendit për vitin 2025. Gjithashtu u aprovuan shpenzime shtesë në shumën prej 180000 leva, në kuadër të buxhetit..

botuar më 25-07-16 3.36.MD

Monedhat euro bullgare do të “flasin” për historinë dhe shpirtin kombëtar

Nga 1 janari 2026, Bullgaria do të bëhet pjesë e eurozonës dhe leva së bashku me stotinkat do të mbeten pjesë e historisë. Monedha e re, që do të zëvendësojë valutën kombëtare do të ketë pamje të ndryshme, por do të ruajë simbolet dhe..

botuar më 25-07-16 7.05.PD
Ilijana Jotova

Nënpresidentja hapi Seminarin e 62-të Veror të Gjuhës dhe Letërsisë Bullgare në Sofje

"Ju jeni ambasadorët më të mirë të Bullgarisë, të gjuhës dhe kulturës bullgare në mbarë botën, përfaqësuesit më të suksesshëm të diplomacisë kulturore." Me këto fjalë, nënpresidentja Ilijana Jotova përshëndeti pjesëmarrësit në Seminarin e 62-të Veror..

botuar më 25-07-15 10.02.PD