Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi mbështeti hyrjen e Bullgarisë në eurozonë në vitin 2026

Foto: BTA-arkiv

Në një qëndrim drejtuar Presidentit Rumen Radev, Kryetares së Parlamentit Natalija Kiselova dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov, Shoqata e Organizatave të Punëdhënësve Bullgarë shprehu mbështetjen e saj kategorike për anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë nga 1 janari 2026. Ky qëndrim është në përgjigje të propozimit të paraqitur në parlament nga Presidenti Rumen Radev për një referendum mbi euron.

“Përfundimi i procesit të integrimit evropian të Bullgarisë, nëpërmjet anëtarësimit tonë të plotë në Unionin Ekonomik dhe Monetar, do të garantojë një rritje të përshpejtuar të të ardhurave dhe një konvergjencë reale më të shpejtë të fuqisë blerëse drejt vlerave mesatare evropiane”, deklarojnë punëdhënësit.

Shoqata bashkon organizatat e punëdhënësve nga të gjitha sferat e jetës ekonomike, duke krijuar mbi 86% të vlerës së shtuar bruto përmes 82% të të gjithë punonjësve.

Më herët sot, një nga dy organizatat më të mëdha sindikale në vendin tonë - Konfederata e Sindikatave Bullgare - njoftoi gjithashtu mbështetjen e saj për hyrjen në eurozonë. Sipas tyre, efekti përfundimtar i kësaj do të jetë një rritje e të ardhurave të qytetarëve bullgarë dhe një e ardhme më e lumtur.

Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

6% rritje e turistëve në kulmin e verës 2025 – Bullgaria mbetet destinacion i preferuar

Në vitin 2025, turizmi bullgar ruan rritje të qëndrueshme, pavarësisht sfidave globale. Sipas analistëve, në muajt në vijim pritet një numër rekord vizitorësh të huaj si rezultat i tregjeve tona të qëndrueshme ndërkombëtare dhe rikuperimit të..

botuar më 25-07-03 7.10.PD

Një javë deri te vendimi përfundimtar për euron – a ka pikëpyetje?

Vetëm një javë mbetet deri te vendimi përfundimtar për pranimin e Bullgarisë në eurozonë – më 8 korrik Parlamenti Evropian pritet të votojë nëse vendi do të bëhet anëtari i 21-të i zonës së euros dhe do të pranojë monedhën e përbashkët evropiane nga 1..

botuar më 25-07-02 6.55.PD

A do të mbetet Bullgaria me çmimet më të ulëta të karburanteve edhe pas vendosjes së euros?

Bullgaria është vendi me çmimet më të ulëta të karburanteve kryesore – benzinës dhe naftës – në Bashkimin Evropian, sipas statistikave. Megjithatë, me pritshmërinë për miratimin e monedhës së përbashkët evropiane nga 1 janari i vitit të ardhshëm,..

botuar më 25-06-30 6.55.PD