Në një qëndrim drejtuar Presidentit Rumen Radev, Kryetares së Parlamentit Natalija Kiselova dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov, Shoqata e Organizatave të Punëdhënësve Bullgarë shprehu mbështetjen e saj kategorike për anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë nga 1 janari 2026. Ky qëndrim është në përgjigje të propozimit të paraqitur në parlament nga Presidenti Rumen Radev për një referendum mbi euron.
“Përfundimi i procesit të integrimit evropian të Bullgarisë, nëpërmjet anëtarësimit tonë të plotë në Unionin Ekonomik dhe Monetar, do të garantojë një rritje të përshpejtuar të të ardhurave dhe një konvergjencë reale më të shpejtë të fuqisë blerëse drejt vlerave mesatare evropiane”, deklarojnë punëdhënësit.
Shoqata bashkon organizatat e punëdhënësve nga të gjitha sferat e jetës ekonomike, duke krijuar mbi 86% të vlerës së shtuar bruto përmes 82% të të gjithë punonjësve.
Më herët sot, një nga dy organizatat më të mëdha sindikale në vendin tonë - Konfederata e Sindikatave Bullgare - njoftoi gjithashtu mbështetjen e saj për hyrjen në eurozonë. Sipas tyre, efekti përfundimtar i kësaj do të jetë një rritje e të ardhurave të qytetarëve bullgarë dhe një e ardhme më e lumtur.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Agjencia Bullgare e Investimeve dhe Organizata e Tregtisë së Jashtme të Japonisë po nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi që do t'i japë një shtysë të re marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike midis Bullgarisë dhe Japonisë. Të dyja vendet po kërkojnë..
Një sërë institucionesh – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Agjencia e Punësimit, Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, Ministria e Brendshme, si dhe deputetë të Kuvendit Popullor, kanë marrë një angazhim të qartë: të përmirësojnë..
Gjatë vitit 2024, Bullgaria ishte në vendin e parafundit në BE së bashku me Estoninë për nga Konsumi Individual Faktik (KIF) për frymë. Ky tregues i rëndësishëm për mirëqenien materiale të familjeve është më i ulëti në Hungari – 72% e fuqisë blerëse..