“E drejta e fëmijëve për arsim dhe e drejta e të rriturve për të pasur akses në vendin e punës janë të kufizuara.” Kështu thuhet në qëndrimin e Unionit të Drejtuesve të Sistemit Publik të Arsimit në Bullgari me rastin e grevës efektive të punonjësve në transportin publik të kryeqytetit, e cila po vazhdon për ditën e tretë.
Dokumenti thekson se mijëra nxënës nuk mund të shkojnë në shkollë dhe mijëra mësues dhe staf jo-mësimdhënës kanë vështirësi të arrijnë në vendet e tyre të punës.
"Provimet e maturës po afrojnë dhe fundi i vitit shkollor. E ardhmja e mijëra fëmijëve dhe familjeve është në rrezik", thuhet gjithashtu në qëndrim. Kryetari rajonal i organizatës së sindikatës në Sofje, Danko Kallapish, u bën thirrje shoferëve dhe udhëheqësve të protestës që të respektojnë të drejtat e atyre që punojnë në sistemin arsimor: "Askush nuk ka të drejtë të vjedhë të ardhmen e fëmijëve."
Ndërkohë, shoferët e garazhit "Zemljane" kanë filluar një peticion për grevë zyrtare me afat të pacaktuar, pasi i konsiderojnë propozimet e kryetarit të bashkisë së Sofjes Vasill Terziev të papranueshme. Nëse nuk ka rritje prej 400 levash (rreth 200 euro), ose një minimumi prej 300 levash (rreth 150 euro), shumë njerëz do të largohen, besojnë ata. Sipas tyre, të shtunën dhe të dielën nuk do të ketë transport publik tokësor në Sofje.
"Nuk e kuptoj se si mund t'u jap protestuesve atë që duan. Nuk është çështje kokëfortësie. Ne i kemi ftuar sindikatat në një takim të hënën. U thashë të më dërgojnë llogaritjet e tyre në mënyrë që të shohim nëse kemi ndonjë arsye për të folur sot", tha kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, për Nova TV.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Dënimet për korrupsion në nivelet e larta të pushtetit në Bullgari deri tani ishin të kufizuara. Nevojitet përparim i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit në këto nivele. Këtë e deklaroi komisioneri evropian për drejtësinë, Majkëll Makgrat, pas..
Shoqëritë e kompanisë ruse të naftës “Lukoil” do të vazhdojnë të punojnë me transparencë të plotë dhe furnizimet me karburante nuk do të ndërpriten. Kjo thuhet në një njoftim të firmës ruse, të nënshkruar nga administratori i ri i posaçëm tregtar,..
Era e fortë të hënën në mbrëmje çoi në devijimin e 6 fluturimeve që vinin për në Aeroportin e Sofjes dhe anulimin e 5 fluturimeve të tjera. Fluturimet nga Malta, Frankfurti, Vjena dhe Mëniku u ulën në Shkup, ndërsa ato nga Bergamo dhe Varshava në..
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Sizmologjike pranë Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë të Akademisë Bullgare të..
Komisioni Evropian njoftoi se miratoi 70 projekte në BE me vlerë mbi 600 milionë euro, të cilat synojnë zhvillimin e karburanteve alternative dhe uljen..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12°, në Bullgarinë Lindore midis 12 dhe 16°, në Sofje - do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do..