Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Festivali i Artit me Letër Sofja 2025” bashkon krijues nga 21 vende

Foto: SOFIA PAPER ART FEST

Edicioni i pesëmbëdhjetë i “Festivalit të Artit me Letër Sofja 2025”, mbahet nga 3 deri më 15 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës nën moton “Shpirti dhe Materia”, njofton BTA. Sipas organizatorëve, motoja e forumit përmban një mesazh për shoqërinë në një periudhë historike komplekse për Evropën dhe Bullgarinë. Veprat në të dyja ekspozitat pohojnë shqetësimin e njeriut modern për sigurinë dhe ekuilibrin ekologjik të planetit tonë. Kjo thirrje për kujdes ndaj mjedisit në të cilin jetojmë, e mbështetur nga një nevojë shpirtërore, ngre gjithashtu temën e rolit të inteligjencës artificiale dhe se si mund të shfrytëzohet ajo në dobi të njerëzimit.

Gjatë festivalit, 71 autorë nga 21 vende do të prezantojnë instalacione interesante dhe të pazakonta prej letre. Veprat më të mira do të vlerësohen nga një juri ekspertësh, e cila do të mirëpresë krijime me zgjidhje krijuese inovative dhe një qasje të re.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: SOFIA PAPER ART FEST 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U miratua një program për mbështetjen e komuniteteve bullgare jashtë vendit për vitin 2025

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, më 16 korrik, miratoi një program për mbështetjen e komuniteteve, organizatave dhe mediave bullgare jashtë vendit për vitin 2025. Gjithashtu u aprovuan shpenzime shtesë në shumën prej 180000 leva, në kuadër..

botuar më 25-07-16 3.36.MD

Monedhat euro bullgare do të “flasin” për historinë dhe shpirtin kombëtar

Nga 1 janari 2026, Bullgaria do të bëhet pjesë e eurozonës dhe leva së bashku me stotinkat do të mbeten pjesë e historisë. Monedha e re, që do të zëvendësojë valutën kombëtare do të ketë pamje të ndryshme, por do të ruajë simbolet dhe..

botuar më 25-07-16 7.05.PD
Ilijana Jotova

Nënpresidentja hapi Seminarin e 62-të Veror të Gjuhës dhe Letërsisë Bullgare në Sofje

"Ju jeni ambasadorët më të mirë të Bullgarisë, të gjuhës dhe kulturës bullgare në mbarë botën, përfaqësuesit më të suksesshëm të diplomacisë kulturore." Me këto fjalë, nënpresidentja Ilijana Jotova përshëndeti pjesëmarrësit në Seminarin e 62-të Veror..

botuar më 25-07-15 10.02.PD