Mbështetësit e partisë së përfaqësuar në parlament "Vëzrazhdane" u mblodhën para ndërtesës së Kuvendit Popullor, duke deklaruar mbështetjen e tyre për ruajtjen e levës bullgare dhe mbajtjen e një referendumi për euron, njofton BTA. Me britma "Vrasës" dhe "Dorëheqje", ata bllokuan trafikun në Bulevardin “Car Osvoboditel” para godinës së parlamentit.
Disa ditë më parë, kreu i partisë Kostadin Kostadinov bëri thirrje për bllokimin e parlamentit.
Atmosfera e protestës është e qetë - njerëzit fryjnë vuvuzela dhe fishkëllima, ndërsa deputetët hyjnë në Kuvendin Popullor për të filluar ditën plenare, njofton BGNES. "Polici e Sigurisë" dhe xhandarmëria ruajnë hyrjet e ndërtesës në mënyrë që ato të mos bllokohen nga protestuesit.

"Nga sot e tutje, nëse ky raport i rremë i konvergjencës është pozitiv, Banka Popullore Bullgare pushon së ekzistuari. Më pas vjen Asambleja Kombëtare", u tha Kostadin Kostadinov protestuesve, i cituar nga BTA. Sipas fjalëve të tij, sapo të na marrin paratë, do të na marrin edhe shtetin dhe Bullgaria do të pushtohet. Ai u bëri thirrje qytetarëve të organizohen dhe të dalin në protesta në mbështetje të levës dhe me kërkesë për referendum.

"Pas zgjedhjeve të paligjshme, çdo gjë tjetër është gënjeshtër. Sot, BE-ja kreu vetëvrasje para popullit bullgar. Ne duam të jetojmë të lirë", u tha të mbledhurve kryetari i Grupit Parlamentar së partisë "Veliçie", Ivelin Mihajllov.

Gazetarja Diljana Gajtanxhieva, e identifikuar nga gazetari investigativ Hristo Grozev si punonjëse e shërbimeve ruse, gjithashtu iu bashkua protestuesve dhe deklaroi: “Është një nder për mua të jem midis jush sepse duhet të tregojmë se jemi të fortë dhe se jemi të bashkuar. Duhet të tregojmë se do të luftojmë për të ardhmen tonë dhe do ta mbrojmë Bullgarinë.”
Lexoni më shumë mbi temën në publikimet e mëposhtme:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ivan Gergov
Nominimi për menaxher special, i cili do të marrë përsipër katër kompanitë e "Lukoil Bullgaria", është Rumen Specov, njoftoi Ministri i Ekonomisë Petër Dillov. "Personi i nominuar nga unë përmbush të gjitha kërkesat ligjore", ishte kategorik Dillov...
Komisioni Evropian ka vendosur përkohësisht “në pauzë” procesin e vlerësimit paraprak të kërkesës së Bullgarisë për këstin e tretë të pagesës nga Plani Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, i cili kap vlerën e 1.6 miliardë eurosh, raportuan për..
Përfaqësues të koalicionit politik “BSP – e majta e bashkuar”, pjesë e qeverisjes së vendit – deputeti Galin Durev, Rumen Petkov dhe Ilijan Sarandaliev – vizituan Moskën. Ata patën takime me kryetarin e Komitetit për Energjinë të Rusisë, Nikollaj..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2..
Lidhur me Lukoil, stuhia ka kaluar kryesisht, por ende ka rreziqe. Kjo u deklarua nga zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev për bTV. Ai theksoi 3 rreziqe..