Siç pritej, raporti i konvergjencës për Bullgarinë, i publikuar sot nga Komisioni Evropian, thotë se vendi ynë është gati të miratojë euron nga 1 janari 2026, pasi tashmë i plotëson të gjitha kriteret, përfshirë inflacionin, njoftoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Bruksel, Angelina Piskova. Shkalla mesatare e inflacionit në vendin tonë ishte 2.7%, që është nën vlerën referuese prej 2.8%. Kështu, Bullgaria do të bëhet shteti i 21-të anëtar i BE-së që i bashkohet eurozonës. Komisioni paralajmëron se inflacioni do të rritet në muajt në vijim, por do të ulet më pas, duke theksuar shprehimisht se rritja do të jetë afatshkurtër.

"Falë euros, ekonomia bullgare do të bëhet më e fortë, me më shumë tregti me partnerët e eurozonës, investime të huaja direkte, qasje në financim, vende pune cilësore dhe të ardhura reale. Dhe Bullgaria do të zërë vendin e saj të merituar në formësimin e vendimeve në zemër të eurozonës", tha presidentja e KE-së Ursula von der Leyen.
Raporti i konvergjencës i Bankës Qendrore Evropiane jep gjithashtu një vlerësim pozitiv për gatishmërinë e Bullgarisë për të miratuar euron më 1 janar të vitit të ardhshëm, njoftoi gazetarja e BNR-së Marta Mlladenova. Banka thekson se vendi ynë është pjesë e mekanizmit të kursit të këmbimit ERM-2 dhe e unionit bankar që nga 10 korriku 2020.
Hapi tjetër është më 19 qershor, kur Eurogrupi do të diskutojë raportet në një takim në Luksemburg dhe do të miratojë një projekt-rekomandim për Këshillin. Procesi duhet të përfundojë më 8 korrik, kur vendet e Eurogrupit më në fund do të duhet të miratojnë vendimet legjislative për pranimin e Bullgarisë në eurozonë.
Lexoni më shumë mbi temën:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES
Të martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin, dhe më të dendura do të jenë në rajonet verilindore dhe në Bullgarinë Qendrore. Pas mesditës,..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..
Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit 2020 në portin e Bejrutit në kryeqytetin libanez që vrau më shumë se 200 persona dhe plagosi mijëra të..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..