Siç pritej, raporti i konvergjencës për Bullgarinë, i publikuar sot nga Komisioni Evropian, thotë se vendi ynë është gati të miratojë euron nga 1 janari 2026, pasi tashmë i plotëson të gjitha kriteret, përfshirë inflacionin, njoftoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Bruksel, Angelina Piskova. Shkalla mesatare e inflacionit në vendin tonë ishte 2.7%, që është nën vlerën referuese prej 2.8%. Kështu, Bullgaria do të bëhet shteti i 21-të anëtar i BE-së që i bashkohet eurozonës. Komisioni paralajmëron se inflacioni do të rritet në muajt në vijim, por do të ulet më pas, duke theksuar shprehimisht se rritja do të jetë afatshkurtër.

"Falë euros, ekonomia bullgare do të bëhet më e fortë, me më shumë tregti me partnerët e eurozonës, investime të huaja direkte, qasje në financim, vende pune cilësore dhe të ardhura reale. Dhe Bullgaria do të zërë vendin e saj të merituar në formësimin e vendimeve në zemër të eurozonës", tha presidentja e KE-së Ursula von der Leyen.
Raporti i konvergjencës i Bankës Qendrore Evropiane jep gjithashtu një vlerësim pozitiv për gatishmërinë e Bullgarisë për të miratuar euron më 1 janar të vitit të ardhshëm, njoftoi gazetarja e BNR-së Marta Mlladenova. Banka thekson se vendi ynë është pjesë e mekanizmit të kursit të këmbimit ERM-2 dhe e unionit bankar që nga 10 korriku 2020.
Hapi tjetër është më 19 qershor, kur Eurogrupi do të diskutojë raportet në një takim në Luksemburg dhe do të miratojë një projekt-rekomandim për Këshillin. Procesi duhet të përfundojë më 8 korrik, kur vendet e Eurogrupit më në fund do të duhet të miratojnë vendimet legjislative për pranimin e Bullgarisë në eurozonë.
Lexoni më shumë mbi temën:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES
Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin 2026 , i cili, në mënyrë të paprecedentë, nuk mori mbështetjen e punëdhënësve. Sipas kryetarit të Dhomës Tregtare dhe Industriale të Bullgarisë, Cvetan Simeonov, paraqitja e..
Kreu i partisë në pushtet GERB, Bojko Borisov, siguroi se vendi ynë do të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër naftës dhe gazit rus, raportoi gazetarja e BNR-së, Violeta Ashikova. “Mund t’u garantoj bullgarëve se Bullgaria do të..
Qeveria do të miratojë dhe do t'i paraqesë Asamblesë Kombëtare projektligjet për buxhetin e shtetit për vitin 2026, në versionin e rënë dakord me palët mbështetëse. Ky vendim u arrit pasi katër organizatat e punëdhënësve refuzuan të merrnin pjesë në..
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Sizmologjike pranë Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë të Akademisë Bullgare të..
Komisioni Evropian njoftoi se miratoi 70 projekte në BE me vlerë mbi 600 milionë euro, të cilat synojnë zhvillimin e karburanteve alternative dhe uljen..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12°, në Bullgarinë Lindore midis 12 dhe 16°, në Sofje - do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do..