Një seri ngjarjesh që transformojnë hapësirat urbane në skena të gjalla për shprehje krijuese - ky është projekti "Lumi i Arteve", i cili zbatohet nga distrikti "Qendror" i Bashkisë së Plovdivit.
Brenda tre ditësh - nga 13 deri më 15 qershor - arte të ndryshme pamore, valle dhe muzikë “takohen” në një vend, dhe hyrja për vizitorët është falas.
"Qëllimi ynë është ta sjellim artin më afër njerëzve, t'i provokojmë ata të marrin pjesë dhe të ndiejnë magjinë e tij. Një nga pikat kryesore të festivalit do të jetë pantomima dhe vallet për foshnje dhe fëmijë, të cilat zhvillohen në qendrën tonë kulturore prej disa vitesh", shpjegoi për Radion Kombëtare Bullgare të Plovdivit, sekretarja e qendrës kulturore "Prof. Kirill Xhhenev-2018", Petja Marinova.
Të shtunën, më 14 qershor, ngjarjet do të zhvillohen përballë Pallatit të Ujit, përgjatë lumit Marica. Më 13 dhe 15 qershor, aktivitetet do të mbahen në Kopshtin Dondukova. Në orët e mëngjesit do të ketë vallëzime për fëmijë dhe foshnje, ndërsa pasdite - punëtori dhe koncerte.
"Ne duam të krijojmë përvoja të përbashkëta që do të forcojnë marrëdhënien midis fëmijëve dhe prindërve, përmes fuqisë së artit. Shpresojmë që "Lumi i Arteve" të bëhet një traditë që tërheq më shumë pjesëmarrës dhe audiencë çdo vit, duke e shndërruar Plovdivin në një qendër edhe më tërheqëse të kulturës", shtoi Petja Marinova.
Mund të mësoni më shumë hollësi për qytetin e Plovdivit nga arkivi ynë:
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: facebook.com/RekaNaIzkustvata, facebook.com/KirilDjenev2018
“Në vendet e largëta, ku japin mësim, mësuesit bullgarë krijojnë Bullgarinë.” Shkrimtarja Zdravka Evtimova, autore e këtyre fjalëve, në fund të korrikut do të jetë mysafire speciale e konferencës vjetore të Shoqatës së Shkollave Bullgare jashtë..
Më 13 korrik 2025, Vitosha do të mirëpresë pushuesit me muzikë, sport dhe emocione gjatë Vitosha Summer Fest të shumëpritur. Edhe për një vit, vila "Momina Skalla" do të bëhet vendi i këtij eventi të dashur nga banorët e Sofjes dhe mysafirët e..
Të krijosh dhe të shprehësh veten në gjuhën amtare është misioni kryesor i shoqatës "Alternativa Kulturore Caribrod". Faktin që letërsia, arti dhe kultura mund të jenë ura mes kulturave,e dëshmon revista me të njëjtin emër, që botohet nga kjo..