Javor Gërdev është një nga regjisorët e guximshëm dhe të talentuar bullgarë, i cili ofron përgjigje, jo vetëm duke interpretuar në mënyrë krijuese pyetjet në skenë, por edhe në dialog me tekstet klasike dhe historinë bashkëkohore, duke krijuar një analizë të thellë që edhe sociologët me përvojë mund ta kenë zili. Sot ia japim fjalën Javor Gërdevit jo vetëm si një regjisor, por si një filozof dhe kritik bashkëkohor i së tashmes.
"Pavarësisht se sa pesimiste është e gjithë situata, unë mbetem optimist, por jam qartësisht i vetëdijshëm se ka ende shumë rrugë për të bërë. Kjo është ende një rrugë e gjatë kulturore dhe qytetëruese. Besoj se Bullgaria ka potencial të vërtetë. Fatkeqësisht, këtu, energjia shpesh shpërdorohet në pengim, jo në ndërtim. Por kjo po ndryshon gradualisht me hapjen e shoqërisë sonë ndaj shoqërive të tjera evropiane", thotë Gërdev.
Baza e luftërave në mbarë botën nuk janë vetëm interesat ekonomike, por edhe konfliktet kulturore që lidhen me vlerat në jetën e përditshme. Sot shohim se si "luftërat kulturore" bëhen reale, beson regjisori. Ai interpreton origjinën e këtyre konflikteve në një nga pjesët e tij të fundit, bazuar në një tekst të Shekspirit të shekullit të 16-të. "Problemet që shqetësojnë Shekspirin në "Tregtari i Venedikut" janë shumë të ngjashme", thotë Javor Gërdev, duke theksuar aspektin e tyre qytetërues:
"Unë merrem kryesisht me luftërat kulturore, me atë nëse është e mundur të bashkohen në një shoqëri segmente të tilla që kanë dallime të mëdha kulturore midis tyre dhe që kjo shoqëri të funksionojë mirë. Në këtë kuptim, na duhet një pamje e një shoqërie multikulturore, si ajo veneciane në të kaluarën, e cila, megjithatë, ka një regjim pranimi në zona të caktuara. Në kontekstin modern, luftërat kulturore përfaqësojnë një problem serioz - madje edhe më serioz se pabarazitë sociale. Dhe burimi i tensionit nuk është aq shumë aspekti ekonomik, sesa ndryshimet kulturore që dëmtojnë stabilitetin dhe çojnë në përqendrimin e pushtetit. Pavarësisht se gjithçka duket demokratike,ende ka qendra pushteti dhe ato në fakt përcaktojnë se çfarë do të ndodhë. Prandaj njerëzit në Bullgari janë gjithmonë të interesuar se kush është shefi, në mënyrë që të dinë se kë të pyesin ose me kë të negociojnë.Kjo intuitë antidemokratike se pushteti duhet t'i drejtohet një personi të vetëm të fortë pasqyrohet edhe në veprën e Shekspirit, i cili demonstroi një mekanizëm të ngjashëm në shoqërinë veneciane në shekullin e 16-të.”
Sipas regjisorit, shoqëria bullgare tenton të kërkojë figurën e fortë dhe autoritare pas aspekteve të dukshme të realitetit, në vend që të besojë në barazinë midis njerëzve. Kjo intuitë duhet të kapërcehet, sepse demokracia e vërtetë ndërtohet mbi njohjen reciproke të barazisë. "Ne tani e njohim atë në nivelin kushtetues, por brenda nesh nuk ndihemi të barabartë", thotë Gërdev dhe vazhdon:
"Aktualisht, Bullgaria është e ndarë në shumë shoqëri dhe kjo është e dukshme edhe në rrjetet sociale, të cilat e stimulojnë këtë fragmentim", reflekton regjisori.
Javor Gardev kujton se fillimi optimist është i rëndësishëm për secilin prej nesh, sepse "përndryshe përfundojmë në një situatë ku vetëm përsërisim lajtmotivin e dëshpërimit dhe i tërheqim të tjerët në të".
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Javor Gërdev, Teatri Popullor "Ivan Vazov"
Kalina Tomova, e lindur më 24 maj, është një nga muzikologet më aktive dhe të suksesshme të reja në Evropë. Që në moshë shumë të vogël, Kalina shfaqi talentin e saj muzikor – luante në piano, këndonte në Korin e Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare...
Udhëtar, aventurier, dokumentarist dhe studiues i shoqërive dhe kulturave të vogla që kanë ruajtur ngjyrat e tyre në sfondin e një bote gjithnjë e më të globalizuar dhe nën diktatin e teknologjisë së lartë – ky është Martin Grahovski, i cili, për shkak..
U takuam me Galina Kënevën gjatë vizitës së ekipit të transmetimit "Ura e besimit" në komunitetin kishtar ortodoks bullgar "Shën Patriku Evtimij i Tërnovos" në Paris. Galina është anëtare e këshillit kishtar pranë kishës dhe një nga ndihmëset më..