Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eurogrupi rekomandoi që Bullgaria të miratojë euron nga 1 janari 2026

Foto: iStock

Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë Këshillit të BE-së që kjo të ndodhë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ministrat e financave të eurozonës ranë dakord me vlerësimet pozitive të dhëna nga Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane për përmbushjen e kërkesave nga Bullgaria, thuhet në një deklaratë të Eurogrupit të cituar nga BTA.

Të premten, më 20 qershor, Këshilli i BE-së duhet të miratojë një letër drejtuar Këshillit Evropian për të nisur procedurën. Javën tjetër, Këshilli Evropian do të diskutojë temën dhe procesi do të përfundojë më 8 korrik me një votim mbi opinionin në Parlamentin Evropian dhe miratimin nga Këshilli i BE-së të vendimeve të nevojshme përfundimtare.

Bullgaria u përfaqësua në takimin në Luksemburg nga Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova dhe Guvernatori i Bankës Kombëtare të Bullgarisë Dimitër Radev. Përpara forumit, Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe dhe Komisioneri Europian për Çështjet Ekonomike Valdis Dombrovskis hodhën poshtë shqetësimet se pranimi i Bullgarisë në eurozonë mund të çojë në inflacion serioz dhe rritje të çmimeve në vend, duke përmendur angazhimin e Sofjes për një politikë buxhetore të arsyeshme dhe të sigurt.

Lexoni më tepër në arkivin tonë:

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto:  iStock



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria u bë anëtari i 21-të i eurozonës

Këshilli i BE-së për Çështje Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN) miratoi unanimisht tri aktet përfundimtare për anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë. Më herët, deputetët e Parlamentit Evropian në Strasburg miratuan raportin që mbështet pranimin e..

botuar më 25-07-08 3.14.MD

Parlamenti Evropian mbështeti anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë

Me 531 vota "pro", 69 "kundër" dhe 79 "abstenime", Parlamenti Evropian miratoi anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë duke filluar nga 1 janari 2026. Kjo procedurë hap rrugën për miratimin përfundimtar nga Këshilli i BE-së për hyrjen e vendit në..

botuar më 25-07-08 2.31.MD
Valdis Dombrovskis

Valdis Dombrovskis: Sot është një ditë historike për Bullgarinë

“Sot është një ditë historike për Bullgarinë,” deklaroi komisioneri evropian për çështjet ekonomike, Valdis Dombrovskis, para gazetarëve përpara fillimit të mbledhjes së Këshillit të BE-së për votimin e vendimeve përfundimtare lidhur me pranimin e..

botuar më 25-07-08 12.11.MD