Një prej festivaleve më të gjata verore në vendin tonë është në qytetin turistik Primorsko, në Detin e Zi. Për tre muaj me radhë, Prim Fest 2025 do t’u ofrojë banorëve dhe turistëve në qytet mbrëmje muzikore, të larmishme në zhanre dhe stile të ndryshme. Fillimin e programit muzikor e vendosin yje të rokut si “Signal”, “Wikeda”, “Akaga”, “D2”, “Kerana dhe Kozmonautët”. Shumë humor të mirë do të ketë edhe për adhuruesit e hiteve të Veselin Marinov, Irina Florin dhe Stefan Vëlldobrev.
Koha nga 26 korrik deri më 30 gusht është e rezervuar për koncerte operistike nën qiell të hapur. “Opera e Shenjtërores” nënkupton që në skenë do të shndërrohet faltorja trakase Begliktash. Për gjashtë javë atje do të interpretohen katër klasikë operistikë – “Trubadur”, “Rigoleto”, “Aida” dhe “Nabuko” nga kompozitori italian Xhuzepe Verdi. Koncertet janë pjesë nga repertori i Operës Shtetërore në Burgas. Si pjesë e programit argëtues të festivalit veror në Primorsko janë gjithashtu takimi vjetor i off-road-it, si dhe festivali i kampingut, të cilët do t’i japin qytetit një dozë shtesë adrenaline dhe atmosferë aventuriere.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: Facebook/Prim Fest - Primorsko, operabourgas.com
Prej shekujsh, legjendat në Rodope tregojnë për një kaçak legjendar me emrin Deljo. Populli mirënjohës i ka kushtuar atij disa nga këngët dhe legjendat më të bukura. Kënga "Doli Deljo kaçak" është regjistruar për herë të parë nga folkloristë në..
Nga 10 korriku deri më 14 shtator, kryeqyteti bullgar do të jetojë në ritmin e Sofia Summer Fest. Në përputhje me stinën e verës, aktivitetet zhvillohen në ambient të hapur – në Parkun Jugor II, pranë muzeut “Toka dhe Njerëzit”. Edicioni i gjashtë..
Pianist dhe dirigjent me karrierë botërore, prej dekadash Ivan Janëkov mban koncerte në disa kontinente. Ka interpretuar si solist me orkestrat më prestigjioze në salla të njohura, si Carnegie Hall në Nju Jork apo Cadogan Hall në Londër. I lindur..