Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikolla Collov me “pole position” të dytë radhazi në Formula 3

Nikolla Collov
Foto: Nikola Tsolov Racing

Piloti bullgar Nikolla Collov fitoi “pole position”-in e tij të dytë radhazi dhe në total të tretin për këtë sezon në Formula 3, pasi triumfoi në kualifikimet në pistën britanike “Silverstone”. Piloti ynë 18-vjeçar, i njohur për talentin e tij, siguroi pozitën e parë në nisje për garën kryesore që do të zhvillohet të dielën, me një kohë prej 1:45.043 minuta. Ai la pas me 0.023 sekonda amerikanin Ugo Ugochukwu, i cili do të nisë nga vendi i dytë.

Javën e kaluar, Colov e nisi nga “pole position” në Austri dhe fitoi garën, por fitorja iu hoq për shkak të konsumimit të tepërt të pllakës së poshtme të makinës së tij garuese.

Lexoni më shumë në arkivin tonë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Nikola Tsolov Racing



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivan Ivanov

Ivan Ivanov triumfon me titullin në “Wimbledon”: “Ndjenja është unike!”

16-vjeçari Ivan Ivanov fitoi titullin në Wimbledon për të rinj në konkurrimin individual, duke regjistruar gjashtë fitore radhazi pa humbur asnjë set! Në finale, bullgari nga akademia e Rafael Nadal mposhti bindshëm amerikanin Ronit Karki me 2:0 në..

botuar më 25-07-14 10.51.PD

Vajzat bullgare u bënë kampione bote në volejboll

Bullgaria është kampionia e re botërore në volejboll për vajzat nën 19 vjeç, pasi në finalen e kampionatit në Osijek (Kroaci) rrëzoi nga froni kampionet e mëparshme nga SHBA me rezultat 3:1 në sete (21:25, 25:16, 25:17, 29:27). “Për herë të parë në..

botuar më 25-07-14 10.14.PD
Ivan Ivanov

Bullgaria ka finalist në “Wimbledon”! Ivan Ivanov do të luftojë për titullin

I rendituri me numrin 6 në skemën e Kampionatit të Hapur të Britanisë së Madhe për të rinj, Ivan Ivanov, u kualifikua në finalen e turneut Grand Slam. Bullgari mposhti gjermanin Maks Shönhaus (i renditur i 13-ti) me rezultat 7:6(7), 7:6(5), duke marrë..

botuar më 25-07-11 3.56.MD