Një Festival Historik po zhvillohet sot nga ora 10:00 deri në 22:00 në zonën "Gradishte", ku ndodhen rrënojat e një kalaje të hershme bizantine. Ngjarja organizohet nga Muzeu Historik Rajonal – Gabrovo, me rastin e 105-vjetorit të gërmimeve të para arkeologjike në këtë zonë, të realizuara nga Shoqata Historiografike e Gabrovos, me kryetar Ekim Andrejçin dhe Maks Nojberg.
Gjatë gjithë ditës do të ketë rikrijime historike të jetës në kala, ndërsa në mbrëmje do të mbahet një koncert nga Teodosij Spasov dhe Ivan Shopov. Festivali do të përmbyllet me një spektakël ndriçues me 204 dronë.
Pjesa historike e programit përfshin rikrijimin e ritualeve antike si lindja dhe njohja e foshnjës së sapolindur, degustim të gatimeve nga antikiteti, qitje me hark, produkte artizanale të punuara me dorë dhe shumë aktivitete të tjera që do t’i kthejnë vizitorët pas në kohë, për shekuj me radhë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Muzeu Historik Rajonal – Gabrovo
"Maqedonia e Veriut po e ndalon vetë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, sepse nuk dëshiron të përmbushë kriteret për anëtarësim," tha presidenti Rumen Radev në Zagreb gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij, Zoran Milanoviç...
Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Giuseppe Cavo Dragone, mbërriti në një vizitë në Bullgari me ftesë të shefit të mbrojtjes, admiral Emill Eftimov, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Më 15 korrik, në poligonin stërvitor "Novo Sello",..
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ndodhet për një vizitë zyrtare në Zagreb, Kroaci, me ftesë të homologut të tij, Zoran Millanoviç. Në qendër të bisedimeve mes dy presidentëve është thellimi i bashkëpunimit dypalësh midis Bullgarisë dhe Kroacisë,..
Një lider global në prodhimin e pajisjeve për kirurgji të robotizuar dhe minimale invazive hapi zyrtarisht një bazë të re prodhimi në qytetin..
Në vitin 2024, çmimi mesatar i kontratave për shitblerje të arave në Bullgari arrti në 1697 leva (867.66 euro) për një dynym, që përbën një rritje prej..
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ndodhet për një vizitë zyrtare në Zagreb, Kroaci, me ftesë të homologut të tij, Zoran Millanoviç. Në qendër të..