Tarifat në formën e paguar të arsimit në institucionet e arsimit të lartë nuk do të kalojnë 60% të kostos së jetesës së një studenti me financim shtetëror, vendosi Asambleja Kombëtare, njoftoi gazetarja e BNR-së Violeta Ashikova.
Sipas ndryshimeve në Ligjin për Arsimin e Lartë, për studentët e tanishëm, shuma e tarifave nuk mund të jetë më e lartë se 20 për qind. Kjo vlen edhe për studentët në vitin akademik 2025-2026, pas së cilës shuma për ta mund të rritet gradualisht në vitet në vijim. Deputetët hodhën poshtë propozimin e PP-DB që tarifa për një student të pranuar sipas një rendi të caktuar nuk mund të rritet për të gjithë fazën e arsimit me më shumë se 20%.
"Do të diskutojmë me rektorët dhe studentët një mekanizëm për rritje të parashikueshme të lidhur me një indeks, prandaj le të gjejmë një zgjidhje më të arsyeshme të lidhur me rritjen e pagës mesatare dhe rritjen e inflacionit, të cilat korrespondojnë me rritjen e shpenzimeve për shpërblimin dhe mirëmbajtjen e institucioneve të arsimit të lartë, përkatësisht", tha Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..
Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është transformuar në një vend urban të frikshëm, por tërheqës, kushtuar Halloween-it, dhe këtë vit festa zgjat..
Qeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare, për periudhën 15 tetor 2025 – 31 dhjetor 2029,..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në..