Pasagjeri i një miliontë për këtë vit u prit solemnisht në Aeroportin e Varnës. Gerhard Peschke mbërriti me fluturim nga Frankfurti me gruan, dy fëmijët dhe dy nipërit e tij. Familja do të qëndrojë në Obzor, tha Peschke. Sipasfjalëve të tij, pushimet e tyre do të zgjasin 9 ditë dhe kjo është vizita e tyre e dytë në Bullgari.
Pasagjeri i një miliontë u prit zyrtarisht nga ekipi i Aeroportit i kryesuar nga drejtori Dimitër Kostadinov. Ai kujtoi se tradita e pritjes ka filluar që nga viti 2002. Në vitin 2025, numri i pasagjerëve arriti në 1 milion, 3 javë më herët se në vitin 2024. Kostadinov saktësoi se deri më tani, në aeroport janë realizuar 8100 fluturime të nisura dhe të pranuara. Rritja e fluturimeve për vitin pritet të jetë 15%. Aeroporti në qytetin bregdetar pritet të shërbejë 190 0000 pasagjerë deri më 31 dhjetor.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Bgtourism.bg
Me ftesë të anëtarit-korrespondent të Komitetit Papnor për Shkencat Historike, Prof. i Asoc. Dr. Kirill Kartallov, më 12 nëntor në orën 17:30, Patriarku Latin i Jerusalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa, do të mbajë një leksion në Sallën "Marin..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në ultësira dhe lugina do të ketë mjegull ose re të ulëta. Gjatë ditës , vranësirat në shumë pjesë të..
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov. "Para së gjithash është siguria e furnizimeve me çmime të..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2..