Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 70 artizanë do të marrin pjesë në Panairin e Artizanatit që fillon sot në fshatin Oreshak pranë Trojanit

Foto: BTA - arkiv

Mbi 70 mjeshtër artizanë do të marrin pjesë në Panairin tradicional të Artizanatit në fshatin Oreshak pranë Troanit, i cili fillon më 14 gusht dhe do të zgjasë deri të dielën, njoftoi korrespondenti i BNR-së Pllamen Hristov. Mjeshtrit e artizanatit tradicional bullgar do të ngrenë tendat e tyre në rrugën përpara Ekspozitës Kombëtare të Artizanatit dhe Arteve në Oreshak, menjëherë pranë Manastirit të Trojanit.

Panairi, i cili është më i madhi në Bullgarinë Veriore, daton që nga shekulli i 18-të dhe mbahet në ditët përreth festës së madhe të krishterë Fjetja e Hyjlindëses Mëri - 15 gusht.

Këtë ditë, Manastiri i Trojanit do të kremtojë festën e tij të tempullit. Pas Liturgjisë Hyjnore të premten, ikona mrekullibërëse e Nënës së Shenjtë të Zotit me Tre Duar, e mbajtur atje për shekuj me radhë, do të mbartet në një procesion nga kisha e manastiritderi në faltoren aty pranë, ku është kryer mrekullia e saj e parë në vitin 1600. Besimtarët do të jenë në gjendje ta prekin ikonën dhe të luten për shëndet dhe mirëqenie.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA - arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..

botuar më 25-11-08 3.15.MD

Përfitimet e papunësisë në Sofje janë mbi pagën minimale

Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..

botuar më 25-11-08 12.35.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD