Gjykata Kushtetuese në Shkup hapi një procedurë për të shqyrtuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e protokollit nga mbledhja e dytë e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, njoftoi agjencia Mаkfаks. Protokolli u nënshkrua në Sofje më 17 korrik 2022 nga ish-ministrja e jashtme bullgare Teodora Gençovska dhe ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Në dokument thuhet se: "qeveria e Maqedonisë së Veriut pranon që Konferenca e ardhshme Ndërqeveritare me BE-në për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE do të mbahet", pasi Shkupi të përfshijë bullgarët në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Nënshkrimi i këtij protokolli ishte një parakusht që parlamenti bullgar të miratonte Kornizën Negociuese të BE-së për Maqedoninë e Veriut, rikujton BTA.
Nismëtarja e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese është Liljana Popovska, deputete nga shumica qeverisëse në Shkup.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Komisioni Evropian vlerësoi përparimin e Malit të Zi drejt BE-së Maqedonia e Veriut ka nevojë për veprime vendimtare dhe reforma për të filluar negociatat me BE-në, thuhet në raportin vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e vendeve..
“Konvulsione para Multipolaritetit – koha kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta është herezi” – ky është titulli i një libri të ri, i cili do të prezantohet zyrtarisht në fillim të nëntorit në Sofje. Libri trajton agoninë e botës unipolare,..
Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..