Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filmi “Kopeja” / “TARIKA” është nominimi zyrtar i Bullgarisë për çmimin “Oscar”

Foto: nfc.bg

Komisioni kombëtar i ekspertëve përzgjodhi kandidatin bullgar për çmimin “Oscar” të Akademisë Amerikane të Filmit për filmin më të mirë ndërkombëtar. Filmi “Kopeja” / “TARIKA” është filmi i tretë artistik i regjisorit Millko Llazarov. Premiera botërore e filmit u mbajt në seksionin zyrtar të edicionit të 68-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit BFI në Londër. Filmi gjithashtu fitoi Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kolkata (ish-Kalkutë), Indi.

Subjekt i filmi është historia e Tarikës, një vajzë me aftësi të veçanta, që jeton në një zonë kufitare ku njerëz nga etni të ndryshme duket se bashkëjetojnë në paqe. Por një ditë, në mënyrë misterioze fillojnë të ngordhin kafshët shtëpiake, dhe banorët besëtytë të fshatit fajësojnë për fatkeqësitë Tarikën – dhe vendosin ta vrasin.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: nfc.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një gërshet kulturash: Kur fjala shqipe flet edhe bullgarisht

Në zemër të Sofjes, në ndërtesën prestigjioze të Universitetit “Shën Kliment Ohridski”, u shpalos një copëz shpirti shqiptar. Bëhet fjalë për prezantimin e romanit “Gërsheti i prerë” nga shkrimtarja e njohur Majlinda Bregasi – një zë i fuqishëm i..

botuar më 25-10-07 10.45.MD

“Medea” e Teatrit Kombëtar fitoi çmimin e madh në një festival në Shkup

Shfaqja e Teatrit Kombëtar “Medea” fitoi çmimin “Grand Prix” në edicionin e 19-të të Festivalit “Skupi” në Maqedoninë e Veriut, njofton trupa e teatrit. Vepra është krijuar enkas për teatrin nga duoja ndërkombëtarisht i njohur, regjisori Dekllan..

botuar më 25-10-06 5.25.MD

Shkrimtarja e njohur nga Kosova Majlinda Bregasi prezanton në Sofje romanin e saj “Gërsheti i prerë”

Më 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore nga Kosova, na informojnë organizatorët. Ajo do të na prezantojë..

botuar më 25-10-04 6.05.PD