Një numër gjithnjë në rritje i të rinjve në Bullgari po bien pre e aksesit të lehtë në kredi të shpejta, të nxitur nga mungesa e përvojës financiare, dëshira për kënaqësi të menjëhershme dhe ndikimi i rrjeteve sociale. Kështu komentoi për BNR – Varna përmbaruesja private Stanimira Danova. Sipas të dhënave nga organizata profesionale, mbi 120 mijë persona të moshës nga 18 deri në 30 vjeç në Bullgari janë aktualisht subjekt i procedurave të përmbarimit për shkak të kredive të papaguara. Problemi kryesor, sipas Danovës, është se shumë të rinj nuk e kuptojnë realisht koston totale të një kredie – përveç shumës kryesore, shtohen tarifa, sigurime dhe shpenzime të tjera që në disa raste dyfishojnë vlerën e huas. Ajo përmendi një rast konkret me një kredi prej 1000 leva (rreth 511 euro), ku shuma totale për t’u kthyer arrin deri në mbi 1600 leva (rreth 818 euro). Në rast mospagimi, pasojnë procese gjyqësore, bllokim i llogarive bankare dhe shpenzime shtesë për avokatë dhe përmbarues, të cilat rëndojnë mbi borxhliun.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: niepotrebitelite.euTë premten, 14 nëntor, Britania e Bashkuar lëshoi një licencë të veçantë që u lejon bizneseve të vazhdojnë të punojnë me dy degë bullgare të kompanisë ruse të naftës “Lukoil” të sanksionuar, raportuan Reuters dhe BNR Horizont. Licenca e përgjithshme..
Banka Popullore e Bullgarisë (BNB), në rubrikën e saj “Pyetje dhe përgjigje” për aplikimin e euros, publikoi një sqarim se si do të shënohet dhe shkruhet monedha e përbashkët në përputhje me rregulloret e BE-së. Sipas kërkesës që emri i monedhës duhet..
Qeveria miratoi projektin për buxhetin shtetëror të Bullgarisë për vitin 2026, si dhe Parashikimin e përditësuar buxhetor afatmesëm për periudhën 2026–2028. Në lidhje me vendosjen e euros më 1 janar 2026, llogaritjet janë bërë në euro me kursin zyrtar..
PBB-ja e Bullgarisë në vitin 2025 do të rritet me 3%, parashikon Komisioni Evropian në Parashikimin e tij Ekonomik të Vjeshtës, raporton BTA. Kjo është..
Bullgaria nuk ka kushte shtesë nga SHBA-të në lidhje me përjashtimin e bërë për vendin nga sanksionet kundër Lukoil, tha për BNT Ministri i Energjisë Zheço..