Një numër gjithnjë në rritje i të rinjve në Bullgari po bien pre e aksesit të lehtë në kredi të shpejta, të nxitur nga mungesa e përvojës financiare, dëshira për kënaqësi të menjëhershme dhe ndikimi i rrjeteve sociale. Kështu komentoi për BNR – Varna përmbaruesja private Stanimira Danova. Sipas të dhënave nga organizata profesionale, mbi 120 mijë persona të moshës nga 18 deri në 30 vjeç në Bullgari janë aktualisht subjekt i procedurave të përmbarimit për shkak të kredive të papaguara. Problemi kryesor, sipas Danovës, është se shumë të rinj nuk e kuptojnë realisht koston totale të një kredie – përveç shumës kryesore, shtohen tarifa, sigurime dhe shpenzime të tjera që në disa raste dyfishojnë vlerën e huas. Ajo përmendi një rast konkret me një kredi prej 1000 leva (rreth 511 euro), ku shuma totale për t’u kthyer arrin deri në mbi 1600 leva (rreth 818 euro). Në rast mospagimi, pasojnë procese gjyqësore, bllokim i llogarive bankare dhe shpenzime shtesë për avokatë dhe përmbarues, të cilat rëndojnë mbi borxhliun.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: niepotrebitelite.euMegjithëse pranimi i euros është një hap i rëndësishëm, vetëm ai nuk garanton një standard më të lartë jetese. Këtë e deklaroi drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, në konferencën në Sofje me temën “Bullgaria..
Ministria e Financave publikoi projektbuxhetin e shtetit në euro për vitin 2026. Pritet që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) të arrijë në 120.1 miliardë euro me një rritje ekonomike prej 2.7%. Të ardhurat shtetërore të planifikuara janë 51.436..
Në Sofje, më 30 tetor 2025, u zhvillua Takimi Ekonomik për Investime Shqipëri–Bullgari, një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje dhe Dhomës Bullgaro-Shqiptare të Biznesit. Ngjarja, e mbajtur në ambientet e Hotel..
Shuma e të ardhurave mesatare të sigurimeve shoqërore për vendin për shtatorin e vitit 2025 është 1882.97 leva (962.25 euro), dhe shuma e të ardhurave..
Bullgaria ka rezerva të mjaftueshme benzine, nafte dhe karburanti për aviacion, tha Ministri i Energjisë Zheço Stankov nga foltorja e Asamblesë..