Një festival ndërkombëtar i ushqimeve tradicionale do të mbahet më 30 dhe 31 gusht pranë Varnës – në “Parkun Historik”, në fshatin Neofit Rilski. Në kuadër të festivalit do të nderohet edhe festa e pjellorisë Sabantuj, që banorët e Tatarstanit dhe bullgarët e Vollgës e festojnë prej shekujsh, pavarësisht nga vendi ku jetojnë në botë, tha në një konferencë për shtyp në Agjencinë Bullgare të Lajmeve kryetarja e shoqatës “Bullgarët e Vollgës”, Alfija Dimitrova. Ngjarja do të mbledhë pjesëmarrës nga etni të ndryshme dhe do të prezantojë një gamë të pasur kuzhinash kombëtare – si receta të lashta të bullgarëve të Vollgës, të ruajtura për shekuj me radhë, ashtu edhe kuzhina italiane, spanjolle dhe turke. Janë parashikuar gara sportive, përfshirë edhe luftën tradicionale dhe atë kanadeze, si dhe lojëra popullore familjare si gara me thasë etj.
Festivali do të shoqërohet me koncerte. Vizitorët do të kenë mundësinë të prekin nga afër zanatet tradicionale, si qeramika dhe endja. Përveç kësaj, ata do të mund të mësojnë sekretet e qitjes me hark, të kalërimit dhe të stërvitjes së zogjve grabitqarë për gjueti. Për fëmijët parashikohet një program i veçantë në kampin me jurta “Së bashku”, ku do të zhvillohen punëtori të ndryshme.
Festivali bashkon të kaluarën me të tashmen dhe të ardhmen, shtoi Albina Fasheeva, shefe kuzhine nga Kazani, e cila do të prezantojë receta të vjetra nga Bullgaria e Vollgës. Ajo do të mbajë edhe një kurs mjeshtëror ku çdokush mund të marrë pjesë dhe të mësojë si përgatitet një pjatë tradicionale e lashtë.
Bullgaria e Vollgës u themelua rreth vitit 660 nga Kotragu, biri i hanit Kubrat, i cili, pas shpërbërjes së Bullgarisë së Madhe të vjetër të Kubratit, u nis drejt veriut në krye të fisit protobullgar kotragë dhe u vendos përgjatë luginës së lumit Vollga të Mesme.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Organizatorë
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..
Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila..
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të..