2
Edhe këtë vit, adhuruesit e lutenicës së sapopërgatitur do të kenë mundësinë ta shijojnë këtë kryevepër të shijshme kulinarie në veprimtarinë tradicionale ku ajo është në qendër të vëmendjes – “Festivali Kurtovo Konare”. Programi përfshin një repertor të pasur muzikor, punëtori të ndryshme, projeksion filmi dhe një diskutim mbi pasojat e hedhjes së ushqimit – këto janë vetëm një pjesë e aktiviteteve që i presin vizitorët deri më 14 shtator. Çdo vit gjatë këtij aktiviteti zhvillohen edhe tre konkurse: “Mbretëresha e lutenicës”, “Stenda më e bukur” dhe “Ruajtësi i traditës”.

Ngjarjet realizohen me mbështetjen e Fondit Kombëtar për Kulturën, Komunës së qytetit Stambollijski, donatorëve privatë dhe vullnetarëve. Një recetë tradicionale për lutenicën nga fshati mund ta shihni këtu.

Receta për “mbretëreshën e salcave dhe konservave” gjenden në të gjithë vendin. Në një material nga koleksioni i Radio Bullgarisë mund të mësoni më shumë për mënyrën e përgatitjes së saj edhe në një vend tjetër – qytetin Zllatica.
Në këtë vendbanim përveç një kulle ore 300-vjeçare, ka edhe një orkestër frymore shkollore e jashtëzakonshme – “Yjet që Marshojnë”, të cilët meritojnë vëmendjen e çdo vizitori, qoftë ai rastësor apo i qëllimshëm, në këtë qytet të vendosur midis maleve Stara Pllanina dhe Sredna Gora.

Lexoni ë shumë për lutenicën në arkivin e Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook /Kurtovo Konare Fest (arkiv)
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për qëndismat bullgare më 19 tetor 2025. "Jemi të kënaqur t'ju ftojmë në një seminar qëndisjeje të organizuar..
Një enë balte dhe një kovë druri nga fshati Momçillovci janë pjesë e ekspozitës në Muzeun e Kosit, i cili u hap së fundmi në Shangai, bëri të ditur për BTA kryetarja e fshatit të malit Rodopa , Sijka Surkova. Në qytetin kinës përfaqësues të fshatit..
Rodopet Lindore “ringjallen” në zemër të Sofjes – me shije autentike, muzikë dhe mjeshtëri artizanale. Banorët e kryeqytetit kanë mundësi të zhyten në atmosferën e Bashkisë së Momçillgradit dhe në pasurinë e saj kulturore e natyrore nën moton..