Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati Kurtovo Konare fton në festivalin tradicional të lutenicës

2
Foto: Facebook/Kurtovo Konare Fest

Edhe këtë vit, adhuruesit e lutenicës së sapopërgatitur do të kenë mundësinë ta shijojnë këtë kryevepër të shijshme kulinarie në veprimtarinë tradicionale ku ajo është në qendër të vëmendjes – “Festivali Kurtovo Konare”. Programi përfshin një repertor të pasur muzikor, punëtori të ndryshme, projeksion filmi dhe një diskutim mbi pasojat e hedhjes së ushqimit – këto janë vetëm një pjesë e aktiviteteve që i presin vizitorët deri më 14 shtator. Çdo vit gjatë këtij aktiviteti zhvillohen edhe tre konkurse: “Mbretëresha e lutenicës”, “Stenda më e bukur” dhe “Ruajtësi i traditës”.

Ngjarjet realizohen me mbështetjen e Fondit Kombëtar për Kulturën, Komunës së qytetit Stambollijski, donatorëve privatë dhe vullnetarëve. Një recetë tradicionale për lutenicën nga fshati mund ta shihni këtu.

Receta për “mbretëreshën e salcave dhe konservave” gjenden në të gjithë vendin. Në një material nga koleksioni i Radio Bullgarisë mund të mësoni më shumë për mënyrën e përgatitjes së saj edhe në një vend tjetër – qytetin Zllatica.

Në këtë vendbanim përveç një kulle ore 300-vjeçare, ka edhe një orkestër frymore shkollore e jashtëzakonshme – “Yjet që Marshojnë”, të cilët meritojnë vëmendjen e çdo vizitori, qoftë ai rastësor apo i qëllimshëm, në këtë qytet të vendosur midis maleve Stara Pllanina dhe Sredna Gora.

Lexoni ë shumë për lutenicën në arkivin e Radio Bullgarisë:


Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook /Kurtovo Konare Fest (arkiv) 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Fasule, salsiçe dhe folklor – një festë shumëngjyrëshe dhe e shijshme në fshatin Zhitnica

Festivali i dytë i fasules me salsiçe premton një festë të paharrueshme të shijes dhe traditave folklorike në fshatin Zhitnica (Bullgaria Jugore).  Në livadhet e bukura pranë bazës së kuajve, më 7 shtator mblidhen dashamirës të kuzhinës autentike për të..

botuar më 25-09-07 6.05.PD
Mutafçiu Hristo Marinov

"Thesare të gjalla njerëzore" dhe 50 mjeshtër nga tre kontinente janë mysafirë në "Etëra"

Muzeu rajonal etnografik në natyrë "Etër" është krijuar si qendër për studimin e kulturës tradicionale të banorëve të Ballkanit, por sot në këtë vend unik pranë Gabrovo ringjallen zakone dhe tradita nga kalendari bullgar, ndërsa një ekip prej 70..

botuar më 25-09-06 7.00.PD

Festivali i Kosit në Momçillovci: kulturë, shije dhe tradita të Rodopeve

Në Rodope, kosi është simbol i shëndetit, jetëgjatësisë dhe traditës. Nga data 29 deri më 31 gusht 2025, fshati Momçillovci është mikpritës i Festivali i Kosit – një festë që bashkon kulturën, kuzhinën dhe zakonet e Rodopëve. Ngjarja tre-ditore..

botuar më 25-08-31 8.10.PD