Problemi i ujit në vitet e fundit jo vetëm që nuk është zgjidhur, por është përkeqësuar edhe nga mungesa e veprimeve të koordinuara midis institucioneve, shtetit dhe bashkive. Me këto fjalë, Kryeministri Rosen Zheljazkov hapi takimin e parë të Bordit Kombëtar të Ujit, raportoi BGNES.
Ai i bëri thirrje bordit të koordinojë një qasje të integruar ndaj menaxhimit të ujit dhe theksoi se justifikimet se nuk ka para janë të pabaza. "Ka para dhe ato duhet të menaxhohen me ndershmëri, drejtësi dhe nën mbikëqyrjen e shoqërisë", theksoi Zheljazkov.
Duke folur para studentëve në Sofje, me rastin e votimit të ardhshëm të mosbesimit ndaj qeverisë në parlament, Kryeministri tha se stabiliteti politik dhe parashikueshmëria janë i vetmi mjedis në të cilin ekonomia dhe shteti mund të funksionojnë normalisht.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo IvanovPërgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Komisioni Evropian ka vendosur përkohësisht “në pauzë” procesin e vlerësimit paraprak të kërkesës së Bullgarisë për këstin e tretë të pagesës nga Plani Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, i cili kap vlerën e 1.6 miliardë eurosh, raportuan për..
Përfaqësues të koalicionit politik “BSP – e majta e bashkuar”, pjesë e qeverisjes së vendit – deputeti Galin Durev, Rumen Petkov dhe Ilijan Sarandaliev – vizituan Moskën. Ata patën takime me kryetarin e Komitetit për Energjinë të Rusisë, Nikollaj..
Ndërmjetës bullgarë u identifikuan si disa nga hallkat lidhëse në një hetim mbi një skemë ndërkombëtare për pastrimin e parave ruse. BGNES citon të dhëna nga Intelligence Online , sipas të cilave dy kompani bullgare të ndërmjetësimit ishin të..
Komisioni Evropian njoftoi se miratoi 70 projekte në BE me vlerë mbi 600 milionë euro, të cilat synojnë zhvillimin e karburanteve alternative dhe uljen..
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Sizmologjike pranë Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë të Akademisë Bullgare të..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12°, në Bullgarinë Lindore midis 12 dhe 16°, në Sofje - do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do..