Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet e BE-së me deficitet më serioze në fushën e lirisë së medias. Ky është përfundimi i Koalicionit të organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e lirisë së shtypit, i cili kreu një mision faktmbledhës në vend deri më 26 shtator. "Shpeshherë ne, gazetarët, bëhemi objekt i refuzimit për të dhënë intervista, për të dhënë përgjigje ndaj pyetjeve kritike nga ana e politikanëve, institucioneve, si dhe përballemi me vonesa", tha Irina Nedeva nga Shoqata e Gazetarëve Evropianë.
Flutura Kusari nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias tha se misioni arriti në përfundimin se mjedisi ligjor në Bullgari krijon rreziqe të vazhdueshme për gazetarët. Rekomandimet e misionit përfshijnë që qeveria të zbatojë reforma për të forcuar pavarësinë institucionale të BNT dhe BNR, duke siguruar burime financiare të mjaftueshme, të qëndrueshme dhe të parashikueshme për mediat shtetërore. Sipas raportit, është e nevojshme të sigurohet një përzgjedhje e drejtë dhe transparente e drejtorëve të përgjithshëm të BNR dhe BNT.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Аni Petrova, BNRE ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..
Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të..
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të..