Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të rinjtë bullgarë preferojnë studimet në Holandë

Foto: BTA

Gjatë vitit akademik 2025/2026, Holanda, Austria, Gjermania, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të kërkuara për arsimin e lartë nga maturantët bullgarë. Këtë e bëri të ditur Nikollaj Hristanov në edicionin e vjeshtës të panairit “Arsimi Botëror”. Sipas statistikave të përmendura, 27% e të gjithë studentëve të rinj të regjistruar zgjodhën Holandën, e ndjekur nga Austria me 12% dhe Spanja me 11%. Gjermania dhe Italia renditen në pozicionet pasuese me nga 9% secila, ndërsa Mbretëria e Bashkuar tërheq vetëm 8% të kandidatëve, raportoi BTA.

Nxënësit bullgarë vazhdojnë të orientohen drejt degëve si biznes dhe menaxhim, teknologji kompjuterike, ekonomi dhe shkenca inxhinierike. Në të njëjtën kohë, po rritet interesi për degët kreative, si dhe për programet e lidhura me inovacionin dhe teknologjinë – inteligjencën artificiale, mediat digjitale dhe robotikën.

Nikollaj Hristanov njoftoi se gjatë pesë viteve të fundit, numri i kandidatëve për universitetet britanike ra ndjeshëm për shkak të Brexit-it dhe ndryshimit të kushteve financiare për studentët nga BE.

Në të kundërtën, Holanda u pozicionua si lidere, me mbi 5400 studentë bullgarë në vitin 2024. Universitetet atje dallohen për tarifa të përballueshme, një portofol të pasur programesh dhe mundësi financimi.

Gjermania mbetet një zgjedhje tradicionale për nxënësit nga gjimnazet me mësimdhënies së gjuhës gjermane, të cilët shpesh orientohen drejt universiteteve elitare.

Finlanda dallohet si një destinacion i ri në rritje, falë modelit të saj modern arsimor dhe pjesëmarrjes aktive të universiteteve të saj në panairet “Arsimi Botëror”.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e Gabrovos vendosën “të shijojnë fundin” të paktën deri te karnavali i 16 majit 2026

Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..

botuar më 25-11-11 2.12.MD

Ekspozita në Sofje tregon talentin e nxënësve nga shkollat moldave

Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..

botuar më 25-11-11 7.00.PD

"Ariu në kontekstin e ekoturizmit" është tema e një takimi në Smoljan

Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..

botuar më 25-11-11 4.05.PD