Nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme të motit gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të kemi mot me reshje në shumë vende, shpeshherë të konsiderueshme, në zonat malore mbi 600-800 m mbi nivelin e detit - me borë. Në fund të ditës, reshjet në rajonet jugperëndimore do të fillojnë të ndalen. Era në gjysmën lindore të vendit do të mbetet mesatare dhe e fortë, në rajonet perëndimore do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e moderuar.
Temperaturat minimale në shumicën e vendeve do të jenë midis 4° dhe 9°, në fushat e larta të Bullgarisë Perëndimore dhe Ballkanit të Përparmë - 2-3° më të ulëta, dhe në Sofje - rreth 2°. Temperaturat maksimale pritet të jenë midis 6° dhe 11°, përgjatë bregdetit të Detit të Zi - pak më të larta, në Sofje - rreth 5°.
Në male do të ketë vranësira dhe do të bjerë borë. Mbulesa e borës do të vazhdojë të rritet. Do të ketë erëra në qafat e larta malore. Një erë e fortë dhe e stuhishme do të fryjë nga lindja-juglindja. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 1°, në 2000 m - rreth minus 2°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë mot me vranësira dhe shira. Do të vazhdojë të fryjë erë e fortë verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë midis 17° dhe 19°, dhe uji i detit - 20°-22°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 4 ballë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Bashkia e Sofjes
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..
Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit 2020 në portin e Bejrutit në kryeqytetin libanez që vrau më shumë se 200 persona dhe plagosi mijëra të..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës kritike. Ato u shkaktuan nga incidentet në kompanitë ruse në Evropë. Këtë e komentoi..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..
Me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev, Presidenti i Libanit, Gjenerali Joseph Aoun, mbërriti për një vizitë zyrtare në Bullgari. Vizita zhvillohet në..