Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Nga perëndimi në lindje, reshjet do të ndalojnë

Foto: BTA

Të shtunën, temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet me shi në rajonet lindore dhe malore. Era në të gjithë vendin do të fryjë nga perëndimi-veriperëndimi, me intensitet të dobët deri mesatar. Temperaturat maksimale do të jenë nga 8 deri në 13°C, në kryeqytet rreth 8°C.

Në bregdetin e Detit të Zi, moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat maksimale të ajrit do të arrijnë deri në 16°C, ndërsa temperatura e ujit të detit është 20-21°C. Deti do të jetë mesatarisht i trazuar.

Në male vranësirat do të mbeten të dendura dhe në disa vende do të ketë reshje të dobëta shiu, ndërsa mbi 1300–1400 metra lartësi reshje bore. Era do të fryjë nga perëndimi-jugperëndimi, duke u dobësuar në intensitet mesatar. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 4°C, ndërsa në 2000 metra rreth -1°C.

Të dielën në gjithë vendin vranësirat do të pakësohen dhe moti do të jetë me diell. Do të jetë pothuajse i qetë, ose me erë të lehtë nga jugu. Në mëngjes, në disa rrafshina do të ketë mjegull dhe në ultësira mundësi për ngrica lokale. Temperaturat gjatë ditës do të rriten lehtë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Firma bullgare të ndërmjetësimit kanë marrë pjesë në një skemë për pastrimin e parave ruse

Ndërmjetës bullgarë u identifikuan si disa nga hallkat lidhëse në një hetim mbi një skemë ndërkombëtare për pastrimin e parave ruse. BGNES citon të dhëna nga Intelligence Online , sipas të cilave dy kompani bullgare të ndërmjetësimit ishin të..

botuar më 25-11-14 8.59.PD

Jahti elektrik bullgar është ndër finalistët e një konkursi ndërkombëtar

Një zhvillim bullgar për një mjet lundrues elektrik fitoi njohje ndërkombëtare, duke u kualifikuar për raundin final të çmimeve prestigjioze The Gussies Electric Boat Awards 2025. Këto çmime synojnë anijet dhe jahtet elektrike më inovative dhe më të..

botuar më 25-11-14 5.05.PD

Parashikimi i motit për 14 nëntorin

Të premten në mëngjes, në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore, do të ketë mjegull, ose re të ulëta. Gjatë ditës, do të jetë kryesisht me diell, por në pjesët e poshtme të Tunxhës dhe Maricës deri rreth mesditës dhe në fushën e..

botuar më 25-11-13 7.40.MD