Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po rritet numri i viktimave të përmbytjeve në Elenite

| rinovuar më 25-10-03 6.04.MD
Foto: Oleksii Aharkov

Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të Burgasit, Vlladimir Krumov, konfirmoi se në fshatin turistik Elenite është gjetur një viktimë e dytë e përmbytjes, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Burgas, Daniella Kostadinova. Ky është operuesi i ekskavatori që kërkohej. Ai shkoi për të ndihmuar, por u zhduk dhe më vonë u gjet i vdekur.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kontrollojnë ndërtesat. Deri më tani, gjashtë gra - tre prej të cilave janë nga Polonia - janë evakuuar nga vendpushimi në komunën Nesebër.

Në këtë fazë, automjetet jashtë rrugës po hasin vështirësi në arritjen e ndërtesave të përmbytura në disa zona. Janë marrë raportime për njerëz në vështirësi, si dhe për makina dhe ndërtesa nën ujë. Janë dërguat ekipe nga Nesebër dhe Pomorie, zhytës dhe një amfib i specializuar janë gjithashtu në vendngjarje, përfshirë nga Varna.

Rreth 50 persona në katër ndërtesat më të rrezikuara janë ngjitur në katet e sipërme dhe tani janë të sigurt.

Zëvendësministri tha gjithashtu se për shkak të reshjeve të dendura të shiut në rrethet e Burgasit, Montanës dhe Pernikut, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Oleksii Aharkov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria i kërkon Rusisë të ndalojë ndërhyrjet në sinjalet satelitore GPS

Ne i bëjmë thirrje Rusisë të ndalojë veprimet e papranueshme të ndërhyrjes në sinjalet satelitore të vendeve evropiane”, kërkojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme në një postim në platformën “X”.Përpara mbledhjes së ardhshme të Këshillit për..

botuar më 25-11-11 8.54.PD

Parashikimi i motit për 11 tetorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin, dhe më të dendura do të jenë në rajonet verilindore dhe në Bullgarinë Qendrore. Pas mesditës,..

botuar më 25-11-10 7.35.MD

Çështja e ekstradimit të pronarit të një anijeje të lidhur me një shpërthim në Liban shtyhet

Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit 2020 në portin e Bejrutit në kryeqytetin libanez që vrau më shumë se 200 persona dhe plagosi mijëra të..

botuar më 25-11-10 5.26.MD