Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjekët e rinj rifillojnë protestat për paga të mira

Foto: BGNES

Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të bllokojë një pjesë të trafikut në qendër të Sofjes.

“Arsyeja pse po protestojmë sot është sepse nuk po i përmbushin kërkesat e protestave të mëparshme. Institucionet dhe autoritetet nuk duan të na kushtojnë vëmendje”, tha mjekja praktikante Dr. Kalina Bozhillova për Nova TV.

Mjekët e rinj kërkojnë që paga e tyre bazë bruto të jetë 3.5 herë më e lartë se minimumi për vendin, dhe që infermierët, rehabilituesit dhe asistentët e mjekëve të marrin 150% të pagës mesatare për vendin. Ata gjithashtu kërkojnë që ndryshimet ligjore të miratuara në leximin e parë në verë me kushte më të mira të votohen përfundimisht, në mënyrë që ato të përfshihen në buxhetin për vitin e ardhshëm.

Mjekët kërcënojnë të protestojnë çdo javë, sepse gjysmë viti pas fillimit të pakënaqësisë së tyre nuk ka asnjë përgjigje nga autoritetet. “Jemi të lodhur nga premtimet boshe, zvarritjet, ndryshimet fiktive dhe shmangjen e përgjegjësisë. Duam veprime të vërteta dhe të menjëhershme”, deklarojnë ata.

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 18 nëntorin

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12°, në Bullgarinë Lindore midis 12 dhe 16°, në Sofje - do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të jetë me vranësira dhe me reshje, kryesisht në Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore, të cilat do të..

botuar më 25-11-17 7.40.MD
Foto: Instituti Kombëtar i Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave

Tërmet me magnitudë 3.5 u regjistrua në rajonin e Bllagoevgradit

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Sizmologjike pranë Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë të Akademisë Bullgare të Shkencave, në orën 16:48 u regjistrua një tërmet me magnitudë 3.5 në rajonin e qytetit Simitli, të krahinës..

botuar më 25-11-17 5.44.MD

BE-ja ndan fonde për Bullgarinë për stacionet e karikimit

Komisioni Evropian njoftoi se miratoi 70 projekte në BE me vlerë mbi 600 milionë euro, të cilat synojnë zhvillimin e karburanteve alternative dhe uljen e ndotjes nga automjetet. Bullgaria merr pjesë në dy nga këto projekte dhe do të marrë fonde për..

botuar më 25-11-17 4.22.MD