“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga Lukoil, por përmes një ndryshimi të jashtëzakonshëm të futur në një projektligj.” Kjo u tha gazetarëve në parlament nga bashkëkryetari i “Po, Bullgaria” Ivajllo Mirçev, raportoi BGNES.
Sipas tij, deputetët nga “DPS-Fillim i Ri” duan që miratimi për blerjen të kalojë përmes Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, por jo sepse janë të shqetësuar për Lukoil dhe interesin kombëtar. “Meqenëse Deljan Peevski (i sanksionuar sipas Ligjit global Magnitsky - red.) nuk është në marrëveshje dhe kontrollon Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, ky ndryshim po futet në mënyrë që marrëveshja të mund të përfundojë me lejen e tij”, shpjegoi ai.
Ivajllo Mirçev i lidhi veprimet e nxituara me artikullin e “Wall Street Journal”, ku thuhet se kreu i GERB-it, Bojko Borisov, ka zhvilluar bisedime joformale me djalin e Donald Trump-it rreth transferimit të aseteve strategjike bullgare në këmbim të heqjes së sanksioneve sipas Ligjit Magnitsky.
Bashkëkryetari tjetër i “Po, Bullgari”-së, Bozhidar Bozhanov, tha se blerësi i rafinerisë është rus. Sipas tij, aktualisht ekziston një mekanizëm për shqyrtimin e investimeve të huaja, përmes të cilit çdo investitor rus i fshehur apo jo duhet t'i nënshtrohet një kontrolli në Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare dhe nuk ka nevojë për ndryshime në legjislacion, raportoi BTA.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..