Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të shërbejnë trena në itinerarin Sofje-Burgas, dhe një në linjën Sofje-Ruse.
Makinat e reja janë më të besueshme dhe me efikasitet energjetik, pasi kthejnë energjinë elektrike në rrjet gjatë lëvizjes me inerci. Ato do të jenë të pajisura me sistemin më të përparuar të sigurisë, Sistemin Evropian të Kontrollit të Trenave-ETCS.

"Ky është një moment i lumtur për modernizimin e hekurudhave bullgare. Presim një tjetër deri në Krishtlindje, me të cilin do të jemi në gjendje të mbulojmë 100 për qind të të gjithë trenave të shpejtë në vend", tha Ministri, i cituar nga BTA.
Lokomotivat mbajnë emrat e revolucionarëve bullgarë Zahari Stojanov, Georgi Ikonomov dhe Boris Kollçev. Secila prej tyre ka një kod QR, përmes të cilit pasagjerët do të jenë në gjendje të mësojnë më shumë rreth këtyre personaliteteve të shquara.

Sipas Grozdan Karaxhov, BDZ ka nevojë për rreth 80 vagonë të tjerë, si dhe për 15 komplete të reja trenash për distanca të gjata.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTADemokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..