Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë fundjavës, moti do të jetë i ndryshueshëm nga retë dhe reshjet deri në ditë me diell

Foto: BGNES

Të shtunën, një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të forcohet gjatë ditës, duke arritur intensitet mesatar deri të fortë. Para mesditës, vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona të pjesës lindore dhe në rajonet malore do të ketë reshje. Rreth mesditës, vranësirat do të fillojnë të shpërndahen nga veriu dhe do të pakësohen me shpejtësi. Deri në mbrëmje, moti me diell do të mbizotërojë në të gjithë territorin. Temperaturat maksimale do të jenë nga 14° deri në 19°, ndërsa në kryeqytet rreth 15°.

Në bregdetin e Detit të Zi, moti do të karakterizohet nga vranësira të ndryshueshme pa reshje. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë ndërmjet 16° dhe 18°. Temperatura e ujit të detit do të lëvizë nga 8° deri në 20°, ndërsa dallgëzimi pritet të jetë deri në 2 ballë.

Në zonat malore, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje shiu, ndërsa mbi 1800 metra lartësi do të ketë borë. Në Ballkanin Qendror priten reshje bore më intensive dhe të konsiderueshme. Era veriperëndimore do të jetë e fortë. Temperaturat maksimale në lartësinë 1200 metra do të jenë rreth 9°, ndërsa në 2000 metra rreth 2°.

Gjatë natës të së dielës, vranësirat do të shpërndahen me shpejtësi dhe temperaturat e mëngjesit do të bien, me vlera minimale nga 5° deri në 10°. Në zonat e ulëta, vranësirat e ulëta do të qëndrojnë deri në mesditë, por pasdite do të zhduken dhe moti do të bëhet kryesisht me diell. Temperaturat ditore do të rriten.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çdo i treti është gati të mbrojë demokracinë, çdo i pesti atdheun

Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..

botuar më 25-11-09 10.10.PD

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..

botuar më 25-11-08 3.15.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD