Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov, do të prezantojë vepra premierë të krijuara posaçërisht për këtë ansambël. Pjesët, tashmë të realizuara gjatë regjistrimeve në radio, do të interpretohen për herë të parë live para publikut.
Sipas Kristijan Nedellçev, producent i muzikës popullore në Radion Kombëtare Bullgare, programi thekson natyrën e dyfishtë të muzikantëve - si mbrojtës të traditës interpretuese dhe si autorë që zgjerojnë horizontet e muzikës popullore bullgare.
Përveç disa prej solistëve të Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare - fyelltari Georgi Dobrev, tamburisti Petër Millanov dhe tre interpretues të gëdullka-s: Borisllav Gëllëbov, Simeon Iliev dhe Hristina Beleva - do të prezantohen edhe tre formacione dhome nga përbërja e orkestrës.
Një tjetër moment i veçantë i programit janë solistët e ftuar: këngëtarja e krahinës folklorike shope Vesella Porçeva, këngëtarja nga krahina veriore Polina Porumova, klarinetisti Mlladen Mallakov dhe fizarmonisti Petër Goçev, të cilët gjithashtu do të prezantojnë performanca të tyre premierë.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ani Petrova - arkiv
Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe pse i është përkushtuar kryesisht tingujve të rock and roll, punk dhe country, Toma gjithmonë ka..
Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian me bukurinë e tij, Napoli, do të shënohen me një ngjarje të veçantë – koncertin e formacionit Ars..
E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen Najdenov. Libretisti dhe regjisor ishte Hrisan Cankov, koreografinë e bëri Maria Dimova – një..
Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe..