Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria këmbëngul në ndërtimin e një ure mbi Danub në Silistra - Călăraşi

Foto: mtc.government.bg

Vetëm dy ura lidhin Bullgarinë dhe Rumaninë përgjatë kufirit tonë të përbashkët lumor prej 475 kilometrash - ky është një deficit transporti dhe një "perde e hekurt" e re në BE. Kjo u theksua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov në një takim trepalësh me Zëvendës Ministrin e Transportit të Greqisë Konstantinos Kiranakis dhe Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Transportit të Rumanisë Horaţiu Cosma, raportoi qendra e shtypit e Ministrisë së Transportit.

"Nëse e përqendrojmë të gjithë trafikun në një pikë, në këtë rast Ruse-Giurgiu, humbasim të gjithë kapacitetin kur ka një bllokim trafiku në drejtimin jug-veri. Kjo nuk është një arkitekturë e qëndrueshme transporti. Ne kemi nevojë urgjente për të paktën një kalim tjetër në lindje përgjatë lumit, për shembull një urë në Silistra - Călăraşi ", tha Karaxhov.

Ai bëri thirrje për një marrëveshje të përshpejtuar midis tre vendeve për ndërtimin e objekteve shtesë të urave. "Ne duhet të lidhim Bukureshtin me Athinën dhe Aleksandropolisin me Odesën - kjo është detyra e përbashkët e tre vendeve tona", shtoi Karaxhov.

Konstantinos Kiranakis shprehu mbështetje për iniciativën dhe theksoi nevojën për veprime afatshkurtra deri në fund të vitit 2025.

Horaţiu Cosma theksoi se korridori Aleksandropolis-Ruse-Giurgiu-Moldavi është me rëndësi strategjike për Bukureshtin. "Çështja kryesore është financimi.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: mtc.government.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çdo i treti është gati të mbrojë demokracinë, çdo i pesti atdheun

Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..

botuar më 25-11-09 10.10.PD

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..

botuar më 25-11-08 3.15.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD