LAJME

Artikull

Opozita paraqiti në parlament mocion mosbesimi ndaj qeverisë

Premte, 5 Dhjetor 2025, 12:46

Opozita paraqiti në parlament mocion mosbesimi ndaj qeverisë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Opozita paraqiti në parlament mocion mosbesimi ndaj politikës ekonomike të qeverisë. “Nëse qeveria nuk jep dorëheqjen, do të organizojmë një protestë edhe më të madhe në ditën e shqyrtimit të mocionit, që ndoshta do të jetë të martën ose të mërkurën”, tha lideri i “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Asen Vasilev.

Këtë vit, Bullgaria ka dy herë më shumë rritje se mesatarja evropiane, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë kontrollit parlamentar. Në fund të vitit 2025, rritja pritet të jetë rreth 3%. Sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë të BE-së do të investohen 2.5 miliardë euro. Të ardhurat e mbledhura nga taksat janë 4.5 miliardë euro më shumë se në vitin 2024, shtoi Zheljazkov, duke refuzuar kërkesën e opozitës për dorëheqje.

Lideri i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë, Bojko Borisov, deklaroi se në projektbuxhetin e ri kërkoi që të hiqet lidhja e pagës minimale me pagën mesatare dhe që të mos rriten taksat dhe kontributet.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova