Autor
Allbena Bezovska
Artikull
Shtunë 6 Dhjetor 2025 08:10
Shtunë, 6 Dhjetor 2025, 08:10
FOTO: Arkiv
Madhësia e shkronjave
“Shenjti i Peshkut”, “Shenjti i Lagët”, “Nikolla i Lagët”, madje edhe “Kisha e Peshkut” – të gjitha këto janë emra të festës së madhe popullore të kushtuar Shën Nikollës. Ajo festohet gjithmonë më 6 dhjetor. Në këtë datë, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shën Nikollain, Mrekullibërësin e Mirës.
Që kur ishte gjallë ai njihej me mrekullitë që bënte. Veprat çudibërëse vazhduan edhe pas vdekjes së tij. Shën Nikolla mbeti në histori edhe si kundërshtar i etshëm i herezive dhe paganizmit. Në legjendat dhe gojëdhënat popullore bullgare, ai paraqitet në shumë forma – nga djali i ri dhe i bukur me forcë të jashtëzakonshme fizike, deri te plaku mjekërbardhë. Konsiderohet mbrojtës i peshkatarëve, marinarëve, shtëpisë, familjes dhe fëmijëve, tregtarëve e të tjerëve.Pavarësisht moshës që i atribuojnë përfytyrimet popullore, në disa përralla dhe legjenda ai paraqitet me krahë të mëdhenj të artë, me të cilët fluturon mbi dete dhe oqeane. Plaku Shën Nikolla mban dëborën e parë – ai e tund mjekrën e madhe të bardhë dhe prej saj fillon të bie bora fije-fije. Që këtu edhe proverbi: “Sot është kremtja, nesër vjen bora”.
FOTO: Pixabay
Sipas mitologjisë së krishtere, kur Zoti e ndante tokën dhe qiellin, Shën Nikollas iu caktuan detet, lumenjtë, liqenet dhe gjithë krijesat ujore.Konsiderohet se ai është sundimtar i stuhive, shtrëngatave dhe furtunave detare. Ndërsa krepi është shërbëtori i tij. Prandaj ai jo vetëm që është pjesë e përrallave, por zakonisht asiston në trapezën Ditën e Shën Nikollas. Të shumta janë legjendat popullore u kushtuara veprave çudibërëse të shenjtorit. Në to ai gjithnjë shpëton njerëzit nga ndonjë fatkeqësi në det ose në oqean. Etnografi Dimitër Marinov ka regjistruar disa histori që, sipas treguesve, ishin të vërteta. Në njërën prej tyre, një burrë dhe një grua lundruan me një varkë në mes të dimrit, në acar të madh.Ndodhi që uji u shndërrua në akull. Të dy udhëtarët i drejtuan lutje Shën Nikollës, duke i premtuar dhurata të shumta. Por sapo ai i shpëtoi, burri i harroi premtimet. Në atë çast, Shën Nikolla lëshoi një shtrëngatë detare dhe varka u shkatërrua. U shpëtua vetëm gruaja, sepse ajo i shprehu falënderime Shën Nikollës.
FOTO: Arkiv
Dita e Shën Nikollës është shumë e respektuar nga bullgarët. Me forcën e vet mbi detet, lumenjtë dhe liqenet, shenjti siguron lagështinë jetike që sjell pjellorinë e tokës. Besohet se krapi është peshku i tij i preferuar, prandaj një nga ritet është që në çdo shtëpi, në çdo tryezë festive, të ketë peshk. Zakonisht gatuhet krap i pjekur, i mbushur me arra dhe erëza aromatike. Një mënyrë tjetër tradicionale e përgatitjes së krapit është që ai të mbështillet në brumë dhe të piqet. Kështu, në mënyrë simbolike, lidhen ujërat e detit me rendimentet e bollshme të vitit të ardhshëm bujqësor. Nëse nuk ka krap, përgatitet një lloj tjetër peshku.
Është e detyrueshme që peshku të jetë me luspa. Kjo lidhet me besimin popullor se krapi 40-vjeçar kthehet në një dragua plot luspa të mëdha. Për trapezën e Shën Nikollës brumosen edhe kulaçe speciale, dhe njëri prej tyre i kushtohet shenjtorit. Gjellët rituale bekohen nga prifti. Ceremonia fetare që mbahet në kishë Ditën e Shën Nikollës njihet si “mesha e peshkut”. Dhe kjo nuk është e rastësishme, sepse peshku konsiderohet ndihmësi i mbrojtësit të peshkatarëve – Shën Nikollës.
FOTO: Hera.bg
Që në kohët më të lashta, Dita e Shën Nikollës është konsideruar edhe një festë tradicionale e fisit. Në shumë familje e respektojnë këtë ditë edhe pse nuk kanë dikë që ka ditën e emrit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova