Një festë e zjarrtë do të ndriçojë kepin Çirakman –dikur pikë orientimi e anijeve në det

Kepi Çirakman
Foto: arkiv

Një festë e zjarrtë do të ndriçojë kepin Çirakman, i cili është simboli i qytetit detar Kavarna. Çirakman, në të cilin në lashtësi ka pasur shandan për orientimin e anijeve në det, sipas traditës çdo verë kthehet në skenën e një spektakli me fishekzjarrë. 

Në festën më 24 gusht (ditën e shtunë) nga ora 21 në Zonën Detare të Kavarnës janë ftuar muzikantët e grupit më të njohur bullgar të muzikës elektronike “Deep Zone Project”. Ngjarja është me hyrje të lirë.