Australia ka kërkuar ndihmë nga BE për rastin “Palfreeman”

Jock Palfreeman (në mes)
Foto: BGNES

Australia ka kërkuar ndihmë nga përfaqësuesit BE-së në lidhje me rastin me Jock Palfreeman. Këtë e ka deklaruar Ministrja e punëve të jashtme e Austrisë Marise Payne, të ciltuar nga SBSNews. Para deputetëve në Parlamentin australian Paynei i ka bërë thirrje shtetit bullgar ta lejojë shtetasin australian Jock Palfreeman që të largohet nga vendi, duke treguar shqetësim për këtë se ai është ndaluar në Bullgari pa argumente ligjore.

Të martën australiani ishte liruar nga Qendra për Strehimin e të Huajve, ku ai ishte vendosur pas lirimit të tij paraprak nga burgu më 20 shtator. Por autoritetet bullgare konfiskuan dokumentet e tij, duke e penguar në këtë mënyrë të dalë jashtë territorit të Bullgarisë. “Kuptojmë se kjo nuk është një procedurë e zakonshme juridike në Bullgari dhe jemi shqetësuar se argumente, jashtë atyre juridike, mund të ndikojnë ecurinë e çështjes”, ka komentuar Paynei.