Bullgaria është në vend të 59-të në renditjen e FIFA-së

Foto: BTA

Skuadra kombëtare e futbollit e Bullgarisë mbetet në vendin e saj të deritanishëm – 59-të në edicionin e dhjetorit të listës së FIFA-së me 1381 pika. Këtë pozitë ajo e zë bashkë me Burkina Faso.

Për vitin e dytë me radhë në krye të ranglistës është Belgjika me 1 765 pika. 

Në vend të dytë me 1733 pika është kampionia botërore Franca, kurse Brazilia është në vend të tretë me 1712 pika.