Një peshëngritës bullgar u bë i dyti në turneun në Doha

Hristo Hristov
Foto: arkiv-peshëngritje

Në turneun e madh kualifikues para-olimpik në peshëngritje në Doha, Bullgari Hristo Hristov fitoi medaljen e argjendtë për prezantim të përgjithshëm në garë. Peshëngritësit bullgar e përfundojnë vitin 2019 para-olimpik me përgjithësisht 46 medalje të fituara nga të cilat 7 tituj dhe 13 dekorime vetëm në ndeshjet e kampionateve botërore dhe evropiane. Bullgaria ka dy kampionë botërorë për të rinj, një kampion evropian për meshkuj, një mbajtës të medaljes së bronztë nga Kampionati Botëror për meshkuj, tre me tituj evropian tek të rinjtë. Aktualisht me shanse më të mëdha për të fituar të dyja kuotat olimpike tek meshkujt janë Hristo Hristov, Junder Bejtula dhe Bozhidar Andreev.