Bullgaria fitoi kundër Britanisë së Madhe në kategorinë e çifteve në turneun e tenisit për skuadra ATP Cup në Sidnej

Foto: BTA

Bullgaria mundi Britaninë e Madhe në turneun e ri të tenisit për meshkuj ATP Cup në Sidnej, pasi në ndeshjet në kategorinë e çifteve Grigor Dimitrov dhe Aleksandër Llazarov shënuan një fitore prestigjioze kundër çiftit të fortë Jamie Murray dhe Joe Salisbury me rezultat 7-6(5), 6-7(2), 11-9 pas një loje që vazhdoi 2 orë.