Kombëtarja bullgare e volejbollit mundi Holandën në kualifikimet olimpike

Kombëtarja bullgare e volojbollit
Foto: FIVB

Kombëtarja bullgare e volejbollit për meshkuj korri fitoren e dytë për kualifikimet olimpike në Berlin. Pas fitores me 3:2 mbi Francën më 6 janar, sot 7 janari, volejbollistët me trajner Silvano Prandi u imponuan mbi skuadrën e Holandës me 3:0 (25:19, 25:16, 25:15). Kështu ata regjistruan fitoren e dytë dhe qëndruan në krye të klasifikimit të grupit B me 5 pika. Tani Bullgaria ka nevojë që ditën e mërkure të fitojë dy sete në ndeshjen me Serbinë që të klasifikohet për gjysmëfinalet.