Artikull
Dielë 30 Nëntor 2025 06:55
Dielë, 30 Nëntor 2025, 06:55
FOTO: BNR
Madhësia e shkronjave
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari.
Afro 19% e të anketuarve janë kundër rritjes së PM, ndërsa 27% janë të pavendosur.
Mbështetja për rritjen e PM është e lartë ndër të punësuarit në sektorin publik dhe privat, si dhe mes të papunëve. Më negativë ndaj rritjes së PM janë personat e vetëpunësuar dhe pronarët e bizneseve. Në buxhetin e shtetit për vitin 2026, PM e parashikuar rritet mbi 12%, duke arritur 620 euro.
86.1% e njerëzve mendojnë se rritja e pagave që kanë marrë gjatë këtij viti nuk është e mjaftueshme.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto:
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova